Lajme

  • UBA ME NJE IMAZH TE RI PER RRJETIN E DEGEVE

     

    Dega qendrore e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë u shfaq tek klientët e saj me një imazh të ri e surprizues.

     

    Pamja ndryshe, bazuar në ngjyra e forma që përcjellin dritë, është në fakt pjesë e një transformimi më të plotë. Ai përfshin jo vetëm “rebranding”, por edhe një qasje ndryshe dhe inovative në shërbime, produkte, organizim dhe zbatimin e teknologjisë.

     

    Fryma e re përfshin jo vetëm zyrat qendrore, por të  gjitha degët: 6 të tilla në Tiranë e në rrethet kryesore.

     

    Ky është një zhvillim që sipas Z.Amel Kovacevic Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv – CEO i UBA “shënon fillimet e një epoke të re, që do ta çojë UBA-n drejt suksesit”.

     

    Në fakt, të gjithë janë të angazhuar maksimalisht për ta arritur këtë objektiv. Nga aksionarët e deri tek punonjësit, shfaqet vendosmëria për të qenë më pranë klientit me shërbime moderne dhe funksionale.

     

    Padyshim, në zemër të veprimtarisë qëndron “Bankingu Islamik”

    Angazhimi dhe investimet e reja tregojnë kujdes për të gjitha kategoritë e klientëve, nevojat e tyre, potencialet financiare si dhe bashkëpunimin në sipërmarrje që zhvillojnë ekonominë, ruajnë ambientin dhe i japin një tjetër dimension përfshirjes sociale.   

     

    Me imazhin e saj të ri, Banka e Bashkuar e Shqipërisë po përcjell vizionin e saj për të ardhmen.

     

    Një aktor i vogël në treg, por me ambicie të mëdha që bazohen në profesionalizëm, sjellja konsumatore,  zbatimi i teknologjisë, e mbi të gjitha, tek përkushtimi i plotë ndaj klientit që konsiderohet si një partner.

     

    UBA është tashmë një shtëpi e madhe për të gjithë ata që kërkojnë një hapësirë zhvillimi. Ajo po rimodelohet bazuar në kërkesat e kohës, duke zgjeruar gamën ë produkteve dhe të shërbimeve.

    Një synim, që Z.Amel Kovacevic Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv – CEO i UBA,  e ka shpallur edhe publikisht në intervistën e tij për revistën prestigjoze “Bankieri”:

       

    “Ne dëshirojmë të jemi flamurtarë të nismës së Kombeve të Bashkuara për institucionet financiare, që synon të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve, pa kompromentuar atë të brezave të ardhshëm”.

     

    Përmirësimi i shërbimeve bankare tradicionale dhe jo vetëm, por edhe i kanaleve të komunikimit me klientët – thonë drejtuesit e bankës – janë pjesë e vizionit afatgjatë.

     

    Ndërkohë është mundësuar që mbajtësit e kartave të debitit të lëshuar nga UBA të funksionojnë pa komision në rrjetin prej mbi 700 ATM në gjithë vendin.

    Nga “rebranding”, tek riorganizimi tërësor i burimeve njerëzore, teknike e financiare, Banka e Bashkuar e Shqipërisë synon t’i shërbejë brezave të ardhëm, duke patur në fokus edhe institucionet financiare islamike.

     

  • Bursa për studentët e familjeve në nevojë në universitetin Al Buhari në Malajzi

     

    Në ditët e fundit të muajit të Ramazanit, Banka e Bashkuar e Shqipërisë solli një tjetër mundësi të shkëlqyer për të gjithë të rinjtë në pamundësi ekonomike, që të studiojnë në një nga universitetet më të mira të Malajzisë.

    Ishte një ide që shumë shpejt kaloi në hapa konkretë: UBA realizoi një bashkëpunim me universitetin ndërkombëtar Al Buhari, duke vënë në dispozicion bursa studimi. Të dyja palët ranë dakort se kjo ishte një derë e posaçme ndihme për vajza e djem të talentuar, të cilëve iu jepet një mundësi akademike.

    E gjithë vëmendja e UBA dhe drejtuesve të univetsitetit ishte tek përfitimi maksimal I studentëve në nevojë. Në ëkët frymë, u dakortësua që të rinjtë që kualifikohen të marrin bursë 100%, t’u sigurohet viza, udhëtimi, akomodimi dhe një asistencë mujore monetare.

    Nisma e nxitur nga vlera e lartë ë solidaritetit dhe humanizmit, krijonte frymëzim për ekipin e angazhuar: në qendër ishte figura e studentit që ndonëse në varfëri ekstreme, ndonëse jetim dhe I pamundur, gjen përmes UBA një dorë ndihme që e tërheq drejt dijes, prosperitetit dhe suksesit.

    Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe me Universiteti ndërkombëtar Al Buhari. Ai ofron mundësi të ndryshme studimi që përfshijnë degët e biznesit, marketingut, shkencave sociale dhe njerëzore, shkenca kompjuterike dhe IT etj. Këto degë, të cilat janë baza e tregut të punës, sigurojnë një të ardhme të sigurt e të begatë për studentët.

    Ekipi I angazhuar me këtë projekt punoi me përkushtim për të përmbushur në kohë record të gjitha etapat e procesit. Kështu, u vendosën kriteret bazë që duhen për kualifikimin.  

    Prindërit e aplikantëve duhet të jenë me të ardhura mujore deri në 300 dollarë. Mund të aplikojnë edhe ata të rinj që janë pa prindër, ose me një prind. Ata duhet të paraqesin çertifikatën e vdekjes së prindit përkatës. Po ashtu, duhen paraqitur edhe të dhëna që tregojnë kushtet e jetesës së aplikantit, si foto etj. 

    Tashmë gjithcka është gati dhe cdo person i interesuar, mund të paraqesë kërkesën e tij si dhe dokumentet përkatëse në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë deri në datën 26 maj 2021. 

    Por stafi I UBA nuk e la interesimin e të rinjve në dorën e rastësisë. Ekipi zhvilloi takime me drejtuesit e medresesë së Durrësit e të Shkodrës, si dhe me myftininë e Shkodrës. Në bisedime u bë prezantimi I projektit ambicioz si dhe u ra dakort për të identifikuar dhe nxitur së bashku, të rinjtë e të rejat që mund të bëhen pjesë ë projektit.

    Pas një pune maratonë, gjithcka është gati për aplikantët. Ata që plotësojnë kriteret, do të mund të vijojnë procedurën me aplikimin tek universiteti Al Buhari, në faqen zyrtare: apply.aiu.edu.my  

    E ndërsa numri i bursave është i pacaktuar dhe është në varësi të studentëve që do të përzgjidhen, UBA është emir që ofron garanci për mbarëvajtjen e projektit.  

  • Një kalendar për kohën e duhur


    Koha është gjithnjë e rëndësishme, por më shumë e tillë bëhet ajo në muajin e Ramazanit.

     

    Me këtë devizë, stafi I bankës së Bashkuar të Shqipërisë, vendosi edhe këtë vit t’u gjendet pranë agjëruesve pothuajse në mbatë vendin. Në fakt kjo ishte vazhdim I një tradite të bukur që ka lënë gjurmët e saj vit pas viti. 

     

    Zgjidhja më e mirë u pa përmes kalendarëve. Ideja ishte për të qenë mes njerëzve me oraret e sakta të ndalimit nga ushqimi dhe lejimi I tij, për syfyrin dhe iftarin.

     

    Për pasojë, që në nisje të muajit të Ramazanit, ekipi I UBA-s përgatiti dhe shpërndau mbi 30 mijë kalendarë të formatit A2. Të gjithë nxituan të ishin brenda afateve. Skicimi I kalendarit, dërgimi I tij në shtypshkronjë, printimi, paketimi e më pas ndarja me automjete: gjithcka e kryer në kohë record.    

    Ekipet e UBA ishin thuajse kudo. Ata ndanë kalendarët në qytetet kryesore të vendit: në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier dhe Lushnje.

     

    Ishte një përvojë shumë e vecantë, teksa në takimet me njerëzit, me klerikët, me besimtarët dhe të interesuarit e tjerë, të gjithë shprehnin interesin për të patur kalendarin në shtëpi. Jo thjesht si një mjet informues mbi agjërimin, por edhe si një dëshmi e sakrificës për Zotin në këtë muaj të veçantë.

    Në këtë mënyrë, burra, gra, të rinj, të moshuare madje edhe fëmijë, patën një mundësi të ishin të informuar, duke marrë shpërblimin e plotë të Ramazanit.

     

    Me kalendarët e modeluar bukur, bazuar në ngjyrat simbol të bankës, UBA ishte e pranishme në shtëpitë e mijëra shqiptarëve, ndërsa pas shpërndarjes pati sërish kërkesa për të tjerë. E në të gjitha takimet, nuk munguan falënderimet dhe urimet për përë gjetje të bukur.

     

    Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë rradhë nuk munguan surprizat. Kalendarët u idenuan edhe si një mundësi për dhurata, duke mbartur një kod të vecantë QR.  

     

    Pas promovimit në rrjetet sociale të bankës si dhe në faqen zyrtare të saj, mbi 300 persona aplikuan nëpërmjet kodit, për produkte të ndryshme, kryesisht për librin “Nje hyrje në sistemin financiar islam”.

     

     

    Ky është një libër I posaçëm që tregon gjerësisht bankingun islam, bazat e tij si dhe zhvillimin në kohën e sotme: një udhërrëfyes për shumë klientë të bankës e jo vetëm.

     

    Por angazhimi shoqëror e professional i UBA e tejkaloi kalendarin, duke sjellë bashkë me të edhe dhurata e oferta të tjera. Pjesë e fushatës speciale u bënë oferta të ndryshme: 

     

    -         Përfito 5 mijë lekë dhuratë me depozitën “Fëmijët tanë”

    -         Endërroje, realizoje

    -         Kliko për dhuratën tënde

    -         Ti zgjidh shtëpinë, kostot fillestare i paguajmë ne

     

    Përmes këtyre promocioneve, Banka ishte në “aksion” me terma konkretë të ndihmës dhe bashkëpunimit me klientin. Fjala ishte për përfitime financiare përmes depozitave, si dhe shërbime ekstra në rast të paisjes me Mastercard apo produkte të tjera.

    Një panoramë ofertash që në fakt, sipas drejtuesve të bankës, nuk kufizohet vetëm në nuajin e Ramazanit.

  • “DUART HAPUR”  

     

    “Jemi bashkë

    Sot më pranë

    Për me u dasht’

    E me falë”

     

    Zëri I ëmbël i Rosela Gjylbegut mbush gradualisht hapësirën. Tingujt e pianos e të violinës ndërthuren në ajrin që gjallon natyrën. Kënga merr jetë mes butësisë, buzeqeshjes së një fëmije, diellit që shndrin ditën, dashurisë që plotëson qenien... 

     

    Ky është një përshkrim i shkurtër i surprizës që Banka e Bashkuar e Shqipërisë përgatiti për festën e madhe të Bajramit. Si asnjëherë më parë, kjo ditë e rëndësishme shenjohet me një prodhim artistik brilant.

    Një himn të paqes, - sic do ta quante vetë Gjylbegu, - që përmban mesazhet kryesore të Ramazanit dhe Bajramit: dashuria, solidariteti, falja.

    Këngëtarja e njohur shprehu kënaqësinë e të qënit protagonist e kësaj nisme.

     

    “E lumtur pafund që isha pjesë e këtij projekti kaq shpirtëror e me një mesazh aq domethënës. Pas një viti të vështirë, të gjithë kemi nevojë për fjalë zemre e për të besuar se ditë më të mira do të vijnë. Ishte një bashkëpunim shumë I bukur sepse mbizotëroi energjia pozitive dhe qëllimi I mesazhit ka shumë vlerë. Faleminderit UBA dhe z.Amel Kovaçeviç për idenë që e bëri të mundur realizimin e këtij projekti, mirënjohëse Enis Mullaj për muzikën, me teks të Eriona Rushitit dhe regjisore Edlira Bahollit. Paqe e dashuri në zemrat tuaja”.   

     

    Amel Kovacevic, CEO I UBA Bank, është I ri në Shqipëri. Por kjo kohë e shkurtër mjaftoi për të ngjizur brenda tij idenë e surprize jo thjesht për besimtarët muslimanë në muajin e Ramazanit, por për të gjithë shqiptarët. 

     

    Nga dita në ditë, ideja u formësua me bashkëpunëtorët Armando Bora,

    Eriona Rushit, Enis Mullaj, Rosela Gjylbegu e profesionistë të tjerë. Një ekip që në një kohë rekord përgatiti këngën mesazh.  

     

    Vetë Kovaçeviç nuk e fshehu emocionin në nisje të projektit. Në cdo takim me stafin ai shprehte dëshirën e thellë për të sjellë për herë të parë, ditën e Bajramit, një këngë jo vetëm për muslimanët, por për të gjithë njerëzit e çdo besimi, për shqiptarët.  

     

    Ajo duhet të shërbente si një apel për bashkim, për të rikthyer shpresën mes njerëzve të traumatizuar në këto kohë të vështira pandemie e jo vetëm.

    Dhe me besimin në Zot e “Duart Hapur”, ja arriti qëllimit.  

     

    “Asht ditë e g’zume

    Plot mirësi

    Asht dita jonë

    Plot me dashni”

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: hr@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA