Mundesi Intership (Praktike Pune)

Ne kuader te ndertimit dhe zhvillimit gjithnje e me shume te fushes se “pergjegjesise sociale korporative” ne UBA Bank, prej vitesh banka ka krijuar traditen e dhenies se mundesise per te zhvilluar “Praktike Pune” kryesisht per studentet qe studiojne apo jane ne proçes perfundimi te studimeve te larta. 

Banka ka per qellim te eksploroje dhe terheqi prane saj, studentet te cilet demonstrojne arritje te larta akademike, zoterojne nivel te larte motivimi, si edhe interes per te punuar ne sektorin bankar. 

Ne jemi ne dispozicion te diplomuarve te rinj, duke i ndihmuar ata te kuptojne dhe mesojne praktikisht se si funksionon sistemi bankar,me qellim pergatitjen e tyre per tregun e punes.

Ne jemi te hapur ndaj çdo studenti qe eshte shkolluar ne universitetet vendase  si edhe ato nderkombetare, dhe perpiqemi t'i mundesojme atyre sesione te praktikes ne pune pergjate vitit shkollor ne perputhje edhe me programin akademik. 

Studentet mund te aplikojne ne menyre individuale ose permes koordinatoreve te tyre te praktikes universitare, duke paraqitur dokumentat e nevojshme me qellim plotesimin e standarteve te percaktuara nga banka.

Praktika e punes zakonisht zgjat nje muaj, e cila eshte ne perputhje me kurrikulat universitare. Gjate ketij muaji, studentet marrin informacione te pergjithshme mbi aktivitetin bankar. Gjate kesaj faze, ata  kane mundesine per te vezhguar dhe mesuar rreth sistemit bankar.

Ne fund te kesaj faze, per vendet e lira qe mund tekrijohen, ne varesi edhe te pozicionit te shpallur, perparesi  per rekrutim i jepet praktikanteve  te cilet kane demonstruar  nivel te larte te angazhimit dhe motivimit pergjate proçesit te praktikes mundesuar nga UBA Bank. 

MENYRA  E APLIKIMIT:

Ne rastin e aplikimit permes universitetit, kerkohet  lista e studenteve dhe arritjet e tyre akademike. Kur aplikohet  ne menyre individuale, studentet duhet te paraqesin dokumentat e listuar si meposhte, ne adrese te Departamentit te Burimeve Njerezore dhe Administrates ose nepermjet e-mail-it, ne adresat: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.; Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

KuriKulum Vitae e perditesuar duhet te perfshije:

 • Leter interesi;

 • Lista e notave;

 • Referenca nga nje lektor/profesor i universitetit.

Ne jemi gjithnje ne kerkim te studentetve me karakteristikat e meposhtme:

 • Studente universiteti te vitit te trete ose te katert akademik;

 • Te kene mesatare te notave mbi 8;

 • Te zoterojne aftesi shume te mira komunikimi dhe ato nderpersonale;

 • Te tregoje aftesi shume te mira persa i perket te punuarit ne grup;

 • Te zoterojne njohuri shume te mira te gjuhes angleze (prefrohen edhe gjuhe njohuri ne gjuhe te tjera).

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA