kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Perse ti bashkoheni UBA Bank?

Nisni nje kariere te re me Banken e Bashkuar te Shqiperise (UBA Bank)!

Po kerkoni te punesoheni? Aplikoni tek UBA Bank!

Pjesa me e konsiderueshme e pozicioneve te lira qe hapen, kryesisht jane te perqendruara ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane. Gjithesesi, sipas rastit pozicione te lira shpallen edhe prane degeve dhe agjencive tona.

UBA Bank pjese te vlerave te saj ka edhe diversikimin, prandaj mirempret aplikante te te gjitha besimeve fetare.

Te udhehequr edhe nga etika ne pune, ne preferojme te planifikojme ne afatgjate. Ne punojme qe stafi yne te zhvillohet, te fitoje aftesi te reja ne pune, te permbushin potencialin e tyre si edhe te jetojne jete teresisht te balancuara.

Ne tek UBA Bank punojme ne grup si edhe vleresojme çdo punonjes individualisht, ndaj e e ben dhe vendin e deshiruar per te qene pjese e saj.

Ne besojme se njerezit qe punesojme, jane aseti yne me i rendesishem. UBA Bank eshte teresisht e angazhuar te ofroje mundesi zhvillimi te barabarta gjithnje duke u bazuar ne mundeiste dhe aftesite e individit.

NA KONTAKTONI:

DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJEREZORE 

BANKA E BASHKUAR E SHQIPERISE-UBA BANK

DREJTORIA QENDRORE TIRANE

Rruga "Dritan Hoxha", Nd. 11, H. 3,

Njësia Bashkiake Nr. 7

Tiranë, 1023, Shqipëri

Tel: +355 4454 8888

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Procesi i Rekrutimit

Aplikimi i Kandidateve

Kandidati i interesuar per nje pozicin vacant te shpallur nga UBA Bank, duhet  te dergoje dokumentat e meposhtme:

• CV te detajuar dhe te perditesuar;

• Leter shprehje interesi;

• Foto te koheve te fundit;

• Formen e aplikimit te plotesuar dhe firmosur (shkarko). 

Te gjitha aplikimet dergohen ne kontaktet e Drejtorise Qendrore ne menyrat si me poshte cilesuar:

 1. Duke i derguar me e-mail ne adresat:

  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;

 2. Si edhe me poste, te printuara dhe te firmosura ne adrese te Drejtorise Qendrore.

Seleksionimi i Aplikimeve

Pas shqyrtimit te te gjitha aplikimeve, Departamenti i Burimeve Njerezore dhe Administrates, pergatit listen paraprake te kandidateve te kualifikuar te perzgjedhur per interviste.

Intervista

Ne varesi te pozicionit, kandidatet ne listen e perzgjerdhur do t'i nenshtrohen nje ose dy fazave te intervistimit.

Oferta e Punesimit

• Kontratë me afat të pacaktuar duke i konsideruar 3 muajt e parë si periudhë prove;

• Paketa trajnimi me informacion orjentues  per punonjesit e rinj;

• Vleresimi pas periudhes se proves;

• Pas perfundimit me sukses te periudhes se proves , UBA Bank i ofron punonjesit hyrjen ne nje marreveshje kontraktore me afat të pacaktuar me Bankën.

 

Mundesi Intership (Praktike Pune)

Ne kuader te ndertimit dhe zhvillimit gjithnje e me shume te fushes se “pergjegjesise sociale korporative” ne UBA Bank, prej vitesh banka ka krijuar traditen e dhenies se mundesise per te zhvilluar “Praktike Pune” kryesisht per studentet qe studiojne apo jane ne proçes perfundimi te studimeve te larta. 

Banka ka per qellim te eksploroje dhe terheqi prane saj, studentet te cilet demonstrojne arritje te larta akademike, zoterojne nivel te larte motivimi, si edhe interes per te punuar ne sektorin bankar. 

Ne jemi ne dispozicion te diplomuarve te rinj, duke i ndihmuar ata te kuptojne dhe mesojne praktikisht se si funksionon sistemi bankar,me qellim pergatitjen e tyre per tregun e punes.

Ne jemi te hapur ndaj çdo studenti qe eshte shkolluar ne universitetet vendase  si edhe ato nderkombetare, dhe perpiqemi t'i mundesojme atyre sesione te praktikes ne pune pergjate vitit shkollor ne perputhje edhe me programin akademik. 

Studentet mund te aplikojne ne menyre individuale ose permes koordinatoreve te tyre te praktikes universitare, duke paraqitur dokumentat e nevojshme me qellim plotesimin e standarteve te percaktuara nga banka.

Praktika e punes zakonisht zgjat nje muaj, e cila eshte ne perputhje me kurrikulat universitare. Gjate ketij muaji, studentet marrin informacione te pergjithshme mbi aktivitetin bankar. Gjate kesaj faze, ata  kane mundesine per te vezhguar dhe mesuar rreth sistemit bankar.

Ne fund te kesaj faze, per vendet e lira qe mund tekrijohen, ne varesi edhe te pozicionit te shpallur, perparesi  per rekrutim i jepet praktikanteve  te cilet kane demonstruar  nivel te larte te angazhimit dhe motivimit pergjate proçesit te praktikes mundesuar nga UBA Bank. 

MENYRA  E APLIKIMIT:

Ne rastin e aplikimit permes universitetit, kerkohet  lista e studenteve dhe arritjet e tyre akademike. Kur aplikohet  ne menyre individuale, studentet duhet te paraqesin dokumentat e listuar si meposhte, ne adrese te Departamentit te Burimeve Njerezore dhe Administrates ose nepermjet e-mail-it, ne adresat: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.; Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

KuriKulum Vitae e perditesuar duhet te perfshije:

 • Leter interesi;

 • Lista e notave;

 • Referenca nga nje lektor/profesor i universitetit.

Ne jemi gjithnje ne kerkim te studentetve me karakteristikat e meposhtme:

 • Studente universiteti te vitit te trete ose te katert akademik;

 • Te kene mesatare te notave mbi 8;

 • Te zoterojne aftesi shume te mira komunikimi dhe ato nderpersonale;

 • Te tregoje aftesi shume te mira persa i perket te punuarit ne grup;

 • Te zoterojne njohuri shume te mira te gjuhes angleze (prefrohen edhe gjuhe njohuri ne gjuhe te tjera).

Vende Vakante

Banka e Bashkuar e Shqiperise-(UBA Bank), prej vitesh ofron mundesi reale per karriere dhe nje mjedis pune mjaft te pershtatshem per te gjithe punonjesit.


  • UNITED BANK OF ALBANIA is seeking to employ a qualified, energetic and responsible candidate to work in its Head Office TIRANA in the following position: INFORMATION SECURITY OFFICER. For more information please click here.

 

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA