Produkti i financimit per kapital punues i ofruar nga UBA Bank per klientet e saj te biznesit, perben financimin afatshkurter dhe afatmesem me maturim qe varion nga 1 deri ne 5 vite, dhe amortizohet me keste te pershtatshme me ciklin e biznesit.
Banka zakonisht i akordon kete financim klienteve te saj te biznesit me qellim ndertimin/ngritjen e kapitalit te nevojshem punues, si psh. rasti i kompanive te cilat ndodhen ne fazen fillestare te rritjes, apo qe kane pamjaftueshmeri ne asetet aktuale dhe qe kerkojne te arrijne adaptimin me te mire te nivelit te aktivitetit.
Financimi per kapital punues me shlyerje bazuar ne keste mujore:
Financimi me shlyerje bazuar ne keste mujore, perben linjen e kreditimit qe UBA Bank i ofron huamarresve, per te rritur kapitalin punues dhe financimin e blerjes se mallrave. Shlyerja do te kryhet si total ne nje kest, pas shitjes se mallrave.
Financimi per kapital punues me te drejte rinovimi (perseritjeje):
Dizbursimet e pjeseshme dhe financimet me te drejte rinovimi (perseritjeje), jane konceptuar dhe ofrohen nga UBA Bank, ne funksion te nevojave per kapital punues si edhe per financimin e importeve dhe eksporteve.
Kushtet e shlyerjes per çdo disbursim mund te variojne ne varesi te ciklit te biznesit, dhe gjithnje i rinovueshem ne me pak se 1 vit.
Formular per Aplikim Kredi Biznesi