kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Letër Kredia është mënyra më e zakonshme për pagesën e mallrave dhe shërbimeve në marrëdhëniet tregtare. Letra e Kredisë përfaqëson detyrimin e bankës për t’i siguruar klientit pagesën që parashikon letra e kredisë pas përmbushjes së kushteve të kësaj të fundit. Letër kredia përdoret zakonisht kur partnerët e biznesit nuk e njohin njëri-tjetrin dhe dëshirojnë të eliminojnë riskun e biznesit.
Ne formen e saj me te zakonshme, nje Leter Kredie eshte nje dokument me te cilen nje banke zevendeson kredine e saj me ate te nje debitori tjeter. Struktura baze e nje letre kredie eshte nje zotim ligjerisht I detyrueshem nga “banka leshuese” per t’i paguar para nje pale te dyte (njohur si “perfituesi”) ne emer te nje pale te trete (njohur si “pala e llogarise” ose “hapesi”).
Pala e llogarise eshte iniciatori I transaksionit. Kushtet dhe afatet mbi te cilat percaktohet detyrimi i bankes do te jene specifikuar ne letren e kredise.
Nje transaksion leter kredie perfshin tre marreveshje:

  • Marreveshjen midis pales se llogarise dhe perfituesit qe shkakton perdorimin e letres se kredise.
  • Marreveshja midis pales se llogarise dhe bankes leshuese qe percakton detyrimet e tyre te perbashketa, perfshire ate pales se llogarise per te rimbursuar banken leshuese kur pagesat t’i jene bere perfituesit ne perputhje me kushtet e letres se kredise.
  • Marreveshja midis bankes leshuese dhe perfituesit (ne tekstin e letres se kredise) qe specifikon kushtet qe duhen plotesuar perpara se pagesat te jene bere.


Letër Kredi Eksporti
Shitësi (Përfituesi) është në cilësinë e eksportuesit. Banka e Bashkuar e Shqiperise, në cilësinë e bankës konsulente këshillon shitësin e Letër Kredisë p.sh. sipërmarrje me shkrim e bankës lëshuese për t’i paguar shitësit shumën e Letër Kredisë menjëherë pas përmbushjes së kushteve të parashikuara në Letër Kredi. Konfirmimi i Letër Kredisë nga Banka e Bashkuar e Shqiperise (bankë konfirmimi) në bazë të aplikimit të Bankës që lëshon Letër Kredinë përfaqëson përgjegjësinë e bankës konfirmuese (krahas përgjegjësisë së Bankës lëshuese) për t’i paguar shitësit shumën e Letër Kredisë (menjëherë pas plotësimit të kushteve).

Letër kredia mund të jetë e transferueshme dhe i jep mundësinë shitësit të transferoje të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Letër Kredia (ose një pjesë të tyre) nënkontraktuesit të tij/saj (përfituesi i dytë). Banka lëshuese duhet të identifikojë në mënyrë të qartë një Letër Kredi të transferueshme. Transferimi i Letër Kredisë përdoret zakonisht nga kompanitë e biznesit ose kompanitë ndërmjetëse.

Letër Kredi Importi

Letër Kredi Importi – blerësi (aplikanti) është në cilësinë e importuesit. Në bazë të aplikimit me shkrim të Banka e Bashkuar e Shqiperise, si bankë lëshuese ofron me shkrim një sipërmarrje të parevokueshme në emër të blerësit, për t’i paguar blerësit shumën e Letër Kredisë menjëherë pas përmbushjes së kushteve të Letër Kredisë.

Përfitimet për Shitësin
Në rastin e një Letër Kredie të huaj, risku i bankës së huaj ose i vendit mund të eliminohet kur banka lokale konfirmon Letër Kredinë. Bazuar në ketë konfirmim banka konfirmuese merr përsipër të ekzekutojë pagesën pas plotësimit të kushteve të Letër Kredisë.
Pas njoftimit të bankës për hapjen e Letër Kredisë shitësi mund të bëjë dorëzimin e mallrave/ shërbimeve.
Mbrojtje ligjore nëpërmjet Praktikave Standarde Doganore për Kreditë Dokumentare, të lëshuara nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Paris Nr. 600/2007.
Përfitimet për Blerësin
Letër Kredia garanton blerësin se ai do të paguaje vetëm pas përmbushjes së kushteve të letër kredisë.
Letër Kredia bazohet në përzgjedhjen e duhur të dokumenteve të nevojshme, garanton blerësin se mallrat do të transportohen në kohën, cilësinë dhe sasinë e kërkuar.
Mundësi kombinimi me garancinë bankare të lëshuar nga banka e shitësit.
Mbrojtje ligjore nëpërmjet Praktikave Standarde Doganore për Kreditë Dokumentare, të lëshuara nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Paris Nr. 600/2007.

Si të procedojmë me aplikimin për Letër Kredi:
Aplikantët plotësojnë formularin për hapjen e Letër Kredisë dokumentare.
Blerësi dorëzon kopjen përkatëse të kontratës ose formularin e Letër kredisë.
Më pas banka lëshon Letër Kredinë dokumentare sipas udhëzimeve të parashikuara në formularin e aplikimit për hapje Letër Kredie dhe informon shitësin lidhur me detyrimet e tij me anë të një mesazhi SWIFT që i dërgohet bankës së shitësit.
Garanci Bankare:
Garanci tenderi
Garanci kontrate
Garanci Pagese
Garanci të tjera
Arkëtimi Dokumentar:
Përfaqëson mënyrën e kryerjes së pagesës për mallrat ose shërbimet. Përdoret në tregtinë e jashtme kur nuk është e mundur ose e përshtatshme lëshimi i Letër Kredisë dokumentare, por kërkohet nje garanci pagese më e madhe se garancia e pagesës së pastër.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Një historik i shkurtër i biznesit, dhe përshkrim i strukturës organizative të huamarrësit, përfshi aksioneret. Pershkrimi për 12 muajt e fundit duhet të jetë i detajuar.
  • Marrëveshje Partneriteti me kompani të tjera në Shqipëri ose jashtë për shitjen ose zhvillimin e produktit (nëse ka)
  • Pasqyrat financiare të biznesit të tre viteve të fundit dhe pasqyra e përkohshme financiare për vitin aktual (e audituar nëse është e mundur)
  • Plan biznesi aktual, duke përfshirë dhe prespektivat për të ardhmen si dhe analizën e faktorëve negative në biznesin respektiv
  • Dokumente që vërtetojnë origjinën e pronës që do të lihet ne hipoteke.
  • Çertifikatë e lëshuar nga institucioni i autorizuar ku konfirmohet që prona nuk është lënë ne hipoteke.
  • Vlerësimi i Kolateralit (konfirmuar nga vleresuesi i autorizuar)
  • Polica e sigurimit për pronën e lënë garanci.
  • Sigurimin e jetës së huamarrësit
  • Dokumente që tregojne detyrimet qe Huamarrësi ka ndaj bankave të tjera
  • Marrëveshjet ose kontratat me furnitorët ose konsumatorët
Demo
 

Kembimi Valutor

Lexo me Shume...

Demo
 
Perllogaritje e Depozites

Lexo me Shume...

Demo
 
Perllogaritje e Financimit

Lexo me Shume...

Demo
 
Ofertat Aktuale

Lexo me Shume...

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA