kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Prona ne Shitje

PRONA NE SHITJE

Prona 1
Truall dhe banese 2 kateshe, me sip.198 m2, me nr. pasurie 3/147, e ndodhur ne zonen kadastrale 8531 ne lagjen 1 Maj, Fier.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 2
Truall, me sip.1687 m2, me nr.pasurie 1/32, vol.3, faqe 12, e ndodhur ne nje pozicion fantastik per biznes turizmi, prane kanalit te Cukes, ne bregun e detit, Sarande.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 3
Truall + Ndertese 2 kateshe, me sip.300 m2, me nr.pasurie 7/244, vol.19, faqe 115, Lagja 15 Tetori, ish magazinat e grumbullimit, Fier.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 4
Bodrum me sip. 810.2 m2, nr.pasurie 8/82-B1, Z.K 8531. e ndodhur ne Lagja "Kryengritja e Fierit", Fier.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 5
Objekt me sip. 276 m2, nr.pasurie 8/268, Z.K 8531. e ndodhur ne Lagja "Kryengritja e Fierit", Fier.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 6
Truall + ndertese me sip. totale 333 m2, nga te cilat 240 m2 ndertese, nr.pasurie 8/48, vol.14, faqe 134, Z.K 2890, Patos.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 7
Are me sip.5096 m2, me nr.pasurie 29/10-N1, vol.4, faqe 53 ZK 2636, Mbrostar.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 8
Are, me sip.2250 m2, me nr.pasurie 162/47, vol.7, faqe 62, ZK 3974, e ndodhur ne Picar, Tirane.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 9
Are, me sip.1750 m2, me nr.pasurie 183/20, vol.7, faqe 65, ZK 3974, e ndodhur ne Picar, Tirane.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 10
Apartament, me sip. 95 m2, me nr.pasurie 4/239+1-AE, ZK 8514, ne L.Skenderbej, Durres.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 11
Apartament me sip. 65.55m2, kati i shtate, ashensor idisponueshem, lokalizuar ne zonen e plazhit, Durres.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 12
Dyqan (bodrum/underground), me sip. 47m2, Nr.10, me nr pasurie 27/123-B10, Vol. 21, faqe83, ZK 8518,Kulla 2, lokalizuar ne zonen e plazhit, Lagjja 13, Durres.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 13
Toke me siperfaqe totale 7500 m2 + 65 m2, shume prane linjes hekurudhore, lokalizuar ne nje zone industriale shume te lakmuar per zhvillim biznesi, prane Muçaj – Tirane. Prona zoterohet me dokumenta te rregullta hipotekore, me Nr. pasurie 1/1/9, Vol. 7, Faqe 165, e lokalizuar ne zonen kadastrale me Nr. 2726.
Çmimi: I Negociueshem

Prona 14
Pyll me Sip 12.000 m2. Prone e rregjistruar ne rregjistrin hipotekor me Nr. 213/1, Volumi 9, Faqe 147, ne Zonen Kadastrale 2891, Patos –Fier.
Çmimi: Shume i favorshem

Prona 15
Pyll me Sip 5.900 m2. Prone e rregjistruar ne rregjistrin hipotekor me Nr. 508/1, Volumi 9, Faqe 152, ne Zonen Kadastrale 2891, Patos –Fier.
Çmimi: Shume i favorshem

Prona 16

Pyll me Sip 9.300 m2. Prone e rregjistruar ne rregjistrin hipotekor me Nr. 216/1, Volumi 9, Faqe 145, ne Zonen Kadastrale 2891, Patos–Fier.

Çmimi: Shume i favorshem


Prona 17

Pyll me Sip 6.100 m2. Prone e rregjistruar ne rregjistrin hipotekor me Nr. 483/1, Volumi 9, ne Zonen Kadastrale 2891, Patos –Fier.

Çmimi: Shume i favorshem


Prona 18

Njesi e pershtashme per zhvillim biznesi, me Sip 32 m2, qe ndodhet ne, Rrugen “Bill Klinton ne Selite, Komuna e Farkes, Tirane. Prona i perket Zones Kadastrale 3292, me Nr. pasurie 106/79-N 4, volum 18, faqe 209.

Çmimi: Shume i favorshem


 

Kredi Dokumentare

Letër Kredia është mënyra më e zakonshme për pagesën e mallrave dhe shërbimeve në marrëdhëniet tregtare. Letra e Kredisë përfaqëson detyrimin e bankës për t’i siguruar klientit pagesën që parashikon letra e kredisë pas përmbushjes së kushteve të kësaj të fundit. Letër kredia përdoret zakonisht kur partnerët e biznesit nuk e njohin njëri-tjetrin dhe dëshirojnë të eliminojnë riskun e biznesit.
Ne formen e saj me te zakonshme, nje Leter Kredie eshte nje dokument me te cilen nje banke zevendeson kredine e saj me ate te nje debitori tjeter. Struktura baze e nje letre kredie eshte nje zotim ligjerisht I detyrueshem nga “banka leshuese” per t’i paguar para nje pale te dyte (njohur si “perfituesi”) ne emer te nje pale te trete (njohur si “pala e llogarise” ose “hapesi”).
Pala e llogarise eshte iniciatori I transaksionit. Kushtet dhe afatet mbi te cilat percaktohet detyrimi i bankes do te jene specifikuar ne letren e kredise.
Nje transaksion leter kredie perfshin tre marreveshje:

  • Marreveshjen midis pales se llogarise dhe perfituesit qe shkakton perdorimin e letres se kredise.
  • Marreveshja midis pales se llogarise dhe bankes leshuese qe percakton detyrimet e tyre te perbashketa, perfshire ate pales se llogarise per te rimbursuar banken leshuese kur pagesat t’i jene bere perfituesit ne perputhje me kushtet e letres se kredise.
  • Marreveshja midis bankes leshuese dhe perfituesit (ne tekstin e letres se kredise) qe specifikon kushtet qe duhen plotesuar perpara se pagesat te jene bere.


Letër Kredi Eksporti
Shitësi (Përfituesi) është në cilësinë e eksportuesit. Banka e Bashkuar e Shqiperise, në cilësinë e bankës konsulente këshillon shitësin e Letër Kredisë p.sh. sipërmarrje me shkrim e bankës lëshuese për t’i paguar shitësit shumën e Letër Kredisë menjëherë pas përmbushjes së kushteve të parashikuara në Letër Kredi. Konfirmimi i Letër Kredisë nga Banka e Bashkuar e Shqiperise (bankë konfirmimi) në bazë të aplikimit të Bankës që lëshon Letër Kredinë përfaqëson përgjegjësinë e bankës konfirmuese (krahas përgjegjësisë së Bankës lëshuese) për t’i paguar shitësit shumën e Letër Kredisë (menjëherë pas plotësimit të kushteve).

Letër kredia mund të jetë e transferueshme dhe i jep mundësinë shitësit të transferoje të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Letër Kredia (ose një pjesë të tyre) nënkontraktuesit të tij/saj (përfituesi i dytë). Banka lëshuese duhet të identifikojë në mënyrë të qartë një Letër Kredi të transferueshme. Transferimi i Letër Kredisë përdoret zakonisht nga kompanitë e biznesit ose kompanitë ndërmjetëse.

Letër Kredi Importi

Letër Kredi Importi – blerësi (aplikanti) është në cilësinë e importuesit. Në bazë të aplikimit me shkrim të Banka e Bashkuar e Shqiperise, si bankë lëshuese ofron me shkrim një sipërmarrje të parevokueshme në emër të blerësit, për t’i paguar blerësit shumën e Letër Kredisë menjëherë pas përmbushjes së kushteve të Letër Kredisë.

Përfitimet për Shitësin
Në rastin e një Letër Kredie të huaj, risku i bankës së huaj ose i vendit mund të eliminohet kur banka lokale konfirmon Letër Kredinë. Bazuar në ketë konfirmim banka konfirmuese merr përsipër të ekzekutojë pagesën pas plotësimit të kushteve të Letër Kredisë.
Pas njoftimit të bankës për hapjen e Letër Kredisë shitësi mund të bëjë dorëzimin e mallrave/ shërbimeve.
Mbrojtje ligjore nëpërmjet Praktikave Standarde Doganore për Kreditë Dokumentare, të lëshuara nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Paris Nr. 600/2007.
Përfitimet për Blerësin
Letër Kredia garanton blerësin se ai do të paguaje vetëm pas përmbushjes së kushteve të letër kredisë.
Letër Kredia bazohet në përzgjedhjen e duhur të dokumenteve të nevojshme, garanton blerësin se mallrat do të transportohen në kohën, cilësinë dhe sasinë e kërkuar.
Mundësi kombinimi me garancinë bankare të lëshuar nga banka e shitësit.
Mbrojtje ligjore nëpërmjet Praktikave Standarde Doganore për Kreditë Dokumentare, të lëshuara nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Paris Nr. 600/2007.

Si të procedojmë me aplikimin për Letër Kredi:
Aplikantët plotësojnë formularin për hapjen e Letër Kredisë dokumentare.
Blerësi dorëzon kopjen përkatëse të kontratës ose formularin e Letër kredisë.
Më pas banka lëshon Letër Kredinë dokumentare sipas udhëzimeve të parashikuara në formularin e aplikimit për hapje Letër Kredie dhe informon shitësin lidhur me detyrimet e tij me anë të një mesazhi SWIFT që i dërgohet bankës së shitësit.
Garanci Bankare:
Garanci tenderi
Garanci kontrate
Garanci Pagese
Garanci të tjera
Arkëtimi Dokumentar:
Përfaqëson mënyrën e kryerjes së pagesës për mallrat ose shërbimet. Përdoret në tregtinë e jashtme kur nuk është e mundur ose e përshtatshme lëshimi i Letër Kredisë dokumentare, por kërkohet nje garanci pagese më e madhe se garancia e pagesës së pastër.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Një historik i shkurtër i biznesit, dhe përshkrim i strukturës organizative të huamarrësit, përfshi aksioneret. Pershkrimi për 12 muajt e fundit duhet të jetë i detajuar.
  • Marrëveshje Partneriteti me kompani të tjera në Shqipëri ose jashtë për shitjen ose zhvillimin e produktit (nëse ka)
  • Pasqyrat financiare të biznesit të tre viteve të fundit dhe pasqyra e përkohshme financiare për vitin aktual (e audituar nëse është e mundur)
  • Plan biznesi aktual, duke përfshirë dhe prespektivat për të ardhmen si dhe analizën e faktorëve negative në biznesin respektiv
  • Dokumente që vërtetojnë origjinën e pronës që do të lihet ne hipoteke.
  • Çertifikatë e lëshuar nga institucioni i autorizuar ku konfirmohet që prona nuk është lënë ne hipoteke.
  • Vlerësimi i Kolateralit (konfirmuar nga vleresuesi i autorizuar)
  • Polica e sigurimit për pronën e lënë garanci.
  • Sigurimin e jetës së huamarrësit
  • Dokumente që tregojne detyrimet qe Huamarrësi ka ndaj bankave të tjera
  • Marrëveshjet ose kontratat me furnitorët ose konsumatorët

Kredi per Biznese

Banka e Bashkuar e Shqiperise ofron një gamë të gjerë kredish dhe financimesh, të cilat mund të kombinohen për t’ju përshtatur nevojave tuaja komerciale dhe për biznes. Banka përqendrohet ne financimet e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME).

Banka ofron një sërë tipe kredish për financimin e nevojave të subjekteve të ndryshme. Përsa i përket kohëzgjatjes së kredive Banka ofron këto tipe: afat-shkurtër (deri në 1 vit), afat-mesme (deri në 5 vjet).

Financimi për Ndermarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME)
Kreditë e SME-ve u ofrohen ndermarrjeve të vogla dhe mund të përdoren për të financuar nevojat për kapital qarkullues dhe investime. Këto kredi ofrohen në Lek, USD, dhe Euro.

Banka e Bashkuar e Shqiperise aprovon SME deri për shumën maksimale e cila llogaritet te jete rreth 20% e shitjeve.

Për të financuar veprimtarinë tuaj, ju mund të zgjidhni formen e mëposhtme të kredisë:

Kredia me Afat
- e cila mund të tërhiqet gradualisht ose nëpërmjet një tërheqje të vetme. Në rastin kur kjo kredi tërhiqet gradualisht ju përcaktoni një plan tërheqje për një shumë per te cilen caktohet një plan për rikthimin e kësaj kredie. Me anë të këtij produkti ju mund të planifikoni me lehtësi qarkullimin e parave për kompaninë tuaj. Shuma maksimale e Kredisë me Afat është 400,000 Euro dhe periudha maksimale e maturimit është 5 vjet për blerje makinerie dhe për investime.
Ju nuk do të përfitoni financime më të mëdha se 500,000 Euro për shërbime të kombinuara kredie.

Termat dhe Kushtet
Huamarrësi mund të jetë person ligjor ose individ i cili zhvillon aktivitet biznesi prej me shume se 3 vjet dhe ka xhiro vjetore qe varion nga 500,000 Euro deri në 2,000,000 Euro.
Huamarrësi duhet të plotësoje kriteret e bankës në lidhje me vlerën e kreditimit.
Huamarrësi duhet te kete burime të verifikueshme për kthimin e kredisë – evidence te kapacitetit për të plotësuar detyrimet qe rrjedhin nga kredia, kthimi i kredisë bashkë me interesat dhe komisionet brenda afatit të maturimit dhe sipas kushteve për të cilat është rënë dakord më parë.

Garancia
Kolaterali duhet të jetë likuid, cash ose pronë e paluajtshme, me vlerë të barabartë me 140% të shumës së kredisë. Makineritë dhe pajisjet nuk pranohen si kolateral.

Linjë kredie me shlyerje të njëhershme:
Kredia me ripagim të njëhershëm është linjë kredie që Banka e Bashkuar e Shqiperise ua ofron kredimarrësve për të rritur kapitalin qarkullues mbi bazë kontrate.

Kredi qarkulluese per mjete xhiroje:
Përdorim i përkohshëm kredie nga klienti për të rritur kapitalin qarkullues dhe mbulimin e financimit për importet ose eksportet Afati: i ndryshueshëm, maksimumi 12 muaj, e rinovueshme.

Linja e Letër Kredisë ose Linja e kredisë së Garancisë Bankare:
Letër Kredia ose Garancia Bankare janë linja kredie qe mbulojnë shërbime afat-shkurtra kredie (deri në një vit) të cilat përdoren nga kredimarrësit për të rritur kapitalin qarkullues dhe/ ose garantuar palen tjeter me anë të hapjes së Garancive Bankare ose Letrave të Kredisë për të siguruar financimin e importeve, eksporteve, dhe të tjera.

Linja e Letër Kredisë - Banka, nëpërmjet korrespondentëve të vet jashtë, merr përsipër të paguaje në emër të klientit në bazë të dokumenteve dokumentare të dorëzuar në bankë; Letër kredia ndihmon marrëdhëniet tregtare me furnitorët/klientët e cila mund të transformohet në linjë Overdraft-i ose kredi me afat me datë maturimi.
Linja e Garancisë Bankare - Banka i garanton palët ë treta, në emër të klientit (debitorit), per pagesen e detyrimit. 

Financim Afat-mesem:
Financimet afatmesme janë deri ne 5-vjet. Qëllimi është financimi i blerjes së pajisjeve, makinerive të reja, ndërtimin e magazinave dhe financimin për projektet e zhvillimit.

Kredia e Biznesit per kapital qarkullues
eshte krijuar për të financuar sa më poshtë vijon:

Blerje sipas inventarit, furnizime, lëndë të parë, mallra të gatshme ose gjysëm të gatshme
Të arkëtueshme me maturim për blerësin,
TVSH, taksa doganore, paradhënie,
Luhatje sezonale të nevojave të biznesit.
Afati i Maturimit 12 muaj

Kushtet
Kredimarrësi duhet të jetë subjekt juridik i cili zhvillon aktivitetin e tij në Republikën e Shqipërisë me nje minimum tre vjet aktivitet tregtar;
Llojet e mëposhtme të biznesit nuk e përfitojnë këtë kredi:
klubet/ kazinotë,
lojra fati / automate me monedhë,
agjencitë/shërbimet e sigurimit,
tregti duhani dhe pije alkoolike,
bare, restorante, hotele, motele,
partitë politike,
aktivitete pornografike, ose të ngjashme,
tregtia dhe prodhimi i armëve.
Kredimarrësi duhet të plotësojë kriteret e Bankes se Bashkuar e Shqiperise lidhur me qellimin e perdorimit te kredisë.
Kredimarresi duhet te paraqese sigurimin e burimit të kthimit të kredisë – prova të kapaciteteve për plotësimin e detyrimeve qe rrjedhin nga kredia, kthimi i kredisë bashkë me interesat dhe komisionet brenda afatit të maturimit dhe sipas kushteve të rena dakort.
Garancia
Të gjitha format e pranueshme të garancise për të cilat banka dhe klienti kanë rënë dakort përfshire instrumentet për zbatimin e të drejtave të kredidhënësit.
Kredi Zhvillimi
Aplikoni për kredi afat-mesme për zhvillim kthimi i të cilave bëhet pas përfundimit të punimeve të zhvillimit.
Kredia ju lejon të prokuroni aktive fikse të trupëzuara ose patrupëzuara (prona ta patundshme, makineri, grup makinerish – linjë teknologjie) sigurimin e modernizimit, rikonstruktimit, mirembajtjes së tyre, blerje të njohurive teknike, financime kerkimore dhe investime financiare.
Banka lëvron fondet në bazë të dokumenteve të zhdoganimit dhe faturave të furnitorit në bazë të kontratave të nënshkruara për sigurimin e planit të investimit për shumën e kredisë së miratuar dhe me afat kredie të specifikuar në kontratë.
Kthimi i kredive bëhet nga fondet e disponueshme zakonisht në formën e kësteve mujore, ndërsa në lidhje me planin e investimit, ju mund të aplikoni për afat maturimi preferencial mbi bazën e principalit, i cili duhet të likuidohet pas përfundimit të punimeve.

Kushtet për dhenien e kredisë
Vërtetimi i aftesise paguese - kuptohet si provë e kapacitetit për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kredia, kthimi i kredisë bashkë me interesat dhe komisionet brenda afatit të maturimit dhe kushteve për të cilat është rënë dakort më pare.
Qëllimi i kredisë – banka akordon kredinë për një qëllim të caktuar që lidhet me financimin e investimeve, prokurimin e ndonjë aktivi thelbësor nga ana e sipërmarrësit për zhvillimin e aktivitetit të biznesit të tij.
Banka nuk akordon kredi për biznese të cilat vënë në rrezik rendin publik, parimet morale dhe mjedisin.
Kredia, përfshire interesat dhe komisionet duhet të mbulohen mjaftueshmërisht nga kolaterali.
Garancia e zakonshme që kërkon banka:
Prona të patundshme, peng mbi aktive të patrupëzuara, letra me vlerë dhe të arkëtueshmet,
Siguri në formën e detyrimit të arkëtueshëm,
Depozitë të bllokuar në bankë
Garanci bankare
Kushte shtesë mund të kërkohen në varësi të natyrës së kredise, garancise qe jepet, llojit te biznesit, besueshmerise dhe pervojes se kredimarresit.
Komisionet për Kredinë:
Interesi: bazohet në shpenzimet per fondet e bankes, plus marzhin. Gjithashtu varet nga shuma e kredise, klasifikimi i riskut për klientin dhe vlera totale e kredisë;
Shpenzimet Administrative : 1% e shumes së kredisë per afatin deri ne 1 vit; 1.5% e shumes se kredise per afatin nga 13 muaj deri ne 36 muaj dhe 2% e shumes se kredise per afatin nga 37 muaj deri ne 5 vjet.
Periudha e Interesit: Mujor
Interesi baze : vjetor/ I pandryshueshem

Shpenzime të tjera administrative/ ligjore/ dokumentacioni/ vleresimi te garancise.


DOKUMENTAT QE KERKOHEN PER PERSONAT JURIDIKE:


 

  • Formulari i aplikimit te kredise i plotesuar ne hollesi.
  • Pershkrim i aktivitetit te shoqerise, struktures organizative, statusi ligjor dhe pronesia e saj.
  • Bilancet Financiare per tre vitet e fundit (perfshire auditimet) dhe te dhena financiare per periudhen ne vazhdim.
  • Plan Biznesi per projektin qe kerkon financim.
  • Posta bankare e llogarive bankare per vitin e fundit (statement of accounts) dhe Vertetimet e leshuara nga Bankat e tjera ne lidhje me detyrimet ndaj tyre.
  • Vendimin e Asamblese se Ortakeve per te marre kredine me kushte te caktuara dhe autorizimi I nje apo disa personave per te nenshkruar kontratat e kredise dhe marre persiper shlyerjen e detyrimeve te saj.
  • Dokumenti i regjistrimit si person fizik apo juridik, Akti i themelimit dhe Statuti i shoqerise.
  • Ndryshimet e kryera ne shoqeri n.q.s. ka dhe regjistrimi i tyre ne regjistrin tregtar.
  • Ekstrakti i fresket i leshuar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit dhe historiku i ndryshimeve te kryera ne shoqeri.
  • Vertetim nese shoqeria eshte apo jo ne proces falimentimi ose likujdimi.
  • Licenca nga organet tatimore dhe licenca te tjera sipas rastit.
  • Certifikaten e numrit te identifikimit per personin e tatueshem - NIPT.
  • Dokumenta identiteti dhe certifikata familjare te pronareve dhe drejtuesve te shoqerise.
  • Vertetimet e pronesise se pasurive qe do te hipotekohen apo barresohen dhe dokumenta qe vertetojne origjinen e tyre.
  • Vertetim nga Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme nese personi ka barre apo hipoteke mbi pronat e tij.
  • Lista e klientëve kryesore.
  • Lista e furnizuesve kryesore .
  • Kontrata me furnizuesit dhe bleresit.
  • Vertetime nga Gjykata dhe prokuroria mbi proceset gjyqesore dhe penale te shoqerise dhe drejtuesve te saj.
  • Vertetim nga Zyra e Permbarimit mbi detyrimet ndaj te treteve.
  • Deshmi Penaliteti nga Ministria e Drejtesise per ortaket dhe administratoret e shoqerise.
  • Vertetim nga zyra e tatimeve mbi detyrimet perkatese dhe pagesat e fundit te tyre.
  • Lista e pasurive te tundshme dhe te patundshme te kompanise/individit.
  • Formulari i Bankes i plotesuar si duhet me te dhenat e garantuesit, n.q.s. eshte rasti
  • Policen e Sigurimit te objektit apo pasurive qe do te lihen ne hipoteke si garanci.
  • Policen e Sigurimit te Jetes se ortakut/ortakeve.
  • Klauzola e Pelqimit Paraprak per Regjistrin e Kredive te Bankes se Shqiperise.
Formular - Kredi per Biznese

 

Kredi per Individe

Banka e Bashkuar e Shqiperise ofron kredi me norma konkuruese per te gjitha nevojat tuaja financiare.

Kredi per blerje shtepie, dyqani, punime.
Financimi:
deri ne 70% te cmimit te apartamentit, dyqanit dhe punimeve.

Monedha:
EUR / USD / LEK

Afati:
Deri ne 60 muaj.

Shuma e financimit:
Shuma qe financohet fillon nga 1.000.000 Leke ose ekuivalenti ne valute.

Garancia:
Shtepia, dyqani, apartamenti qe financohet ose nje prone tjeter e paluajtshme.

Menyra e shlyerjes se kredise:
Keste fikse mujore (kapital + interes).

Te ardhurat mujore:
Kesti nuk duhet te kaloje me shume se 60% e te ardhurave neto mujore.
Nese klienti ka llogari ne banke, atehere mund te ofrohen kushte me te favorshme.

Kredi Per Makina
Financimi: deri ne 65% te cmimit te makines.

Afati:
Deri ne 48 muaj.
Shuma e financimit: ???
Shuma qe financohet fillon nga 5000 ? .???
Garancia:
Nje prone e paluajtshme ose garanci tjeter e ndryshme nga makina.

Menyra e shlyrjes se kredise:
Keste fikse mujore (principal + interes).

Te ardhurat mujore:

Kesti nuk duhet te kaloje me shume se 40% e te ardhurave neto mujore.
Nese klienti ka llogari ne banke, atehere mund te ofrohen kushte me te favorshme.

DOKUMENTAT QE DUHET TE PARAQITEN NGA INDIVIDET/ PERSONAT FIZIKE

  • Dokumenta identiteti (pasaporte e vlefshme, leternjoftim elektronik).
  • Certifikate familjare e dites se fundit.
  • Vertetime per pagat nga punedhenesit dhe kontratat e punes per aplikuesin dhe pjesetaret e familjes se tij.
  • Vertetim mbi vendbanimin e klientit leshuar nga autoritetet vendore perkatese.
  • Deklarate noteriale mbi te ardhurat mujore.
  • Nese ushtron aktivitet privat regjistrimi i biznesit ne QKR dhe license nga bashkia sipas rastit.
  • Libri i shitjeve dhe blerjeve per 3 vitet e fundit, sipas aktivitetit.
  • Pagesat e tatimeve dhe sigurimeve shoqerore e shendetesore per vitin e fundit.
  • Kopje e librezes se energjise elektrike.
  • Certifikata ose vertetime pronesie te diteve te fundit per kolateralin, me genplanin bashkengjitur dhe kartelen e prones; dokument qe verteton se prona eshte e lire aktualisht.
  • Dokumenta pronesie per pronen qe do te blihet/ rikonstruktohet/ndertohet.
  • Kontrate sipermarrjeje ose kontrate shitjeje me rezerve ose tjeter dokument per shtepine qe do te blihet.
  • Leje ndertimi, preventiv punimesh dhe projekt ndertimi sipas rastit per objektin qe do te financohet nga banka.
  • Gjendja e llogarive bankare per vitin e fundit, nese ka.
  • Deshmi Penaliteti nga Ministria e Drejtesise.
  • Deklarata nga Gjykata dhe prokuroria se personi nuk eshte ne proces gjyqesor apo ndjekje penale.
  • Vertetim nga Zyra e Permbarimit qe personi nuk ka pasuri te vene ne sekuester.
  • Polica e sigurimit te objektit qe lihet si garanci.
  • Polica e sigurimit te jetes se huamarresit.
Formular-Kredi per Individe Llogaritje Kredie?


 

 

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA