kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Lajme

  • “SIPERMARRJET BOSHNJAKE TAKIME BIZNESI NE TIRANE”

    Ne date 20 Nentor, 2015, Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank) ne bashkepunim me BBI Bussiness Club, dhe me mbeshtjen e Dhomes Nderkombetare te Tregtise (ACITAD), organizoi eventin: Takime biznesi midis sipermarrjeve shqiptare dhe atyre Boshnjake me teme “Ura Bashkepunimimi Ndermjet Biznesit”.
     
    Ky event mblodhi ne ambjentet e Hotel Tirana International, nje numer te konsiderueshem kompanish nga Bosnia Herzegovina, me qellim krijimin e lidhjeve ekonomike dhe te marrdhenieve te bashkepunimit midis komunitetit te biznesit ne Shqiperi dhe atij ne Bosnie dhe Herzegovine, vende te cilat i perkasin te njejtit rajon gjeografik dhe me te njjetat tradita kulturore.
     
    Nder qellimet kryesore qe ky organizim percolli, ishte promovimi i Shqiperise si nje mundesi shume atraktive per zhvillimin e metejshem te mundesive per investime.
     
    Ky event mundesoi takime te veçanta ndermjet biznesmeneve te cilet operojne ne te njejtet segment industrie.
     
    Njohja respektive me aktivitet e biznesit, zbulimi i mudesive per bashkepunim dhe partneritet, per shkembim tregtar, mundesi per implementim te projekteve te perbashketa te investimeve midis tyre apo edhe midis paleve te treta, mundesi per te hyre bashkarisht ne tregje te reja ne rajon dhe me gjere (Europe, Lindje e Mesme, Lindje e Larget); perbene disa nga objektivat thelbesore qe ky event synoi.
     
    Bujqesia, Tregtia (eksport-import, tregti me shumice e pakice), Energjia, Turizmi dhe Zhvilimi infrastrukturor, Industria farmaceutike dhe ajo e perpunimit te drurit perbene disa nga industrite qe u perfaqesuan ne kete takim biznesi (B2B).
     
     
     
  • KONTRIBUT I UBA BANK NE LEKSIONIN E HAPUR PRANE INSTITUTIT KANADEZ TE TEKNOLOGJISE (CIT)

     

    Ne date 4 Qershor 2015, Z. Muhamed Prlja, CEO i UBA Bank, morri pjese ne leksionin e hapur te organizuar nga Instituti Kanadez i Teknologjise ne Shqiperi.
     
    Kontributi dhe referimi i Z. Prlja kishte per qellim prezantimin e veshtrimit te pergjithshem te “Parimeve te Finances Islamike”, dhe se si keto parime mund te zbatohen si pjese e nje modeli biznesi alternativ per parandalimin e krizes ekonomike.
     
    Qekur financa Islamike ne dekadat e fundit eshte shnderruar ne nje komponent mjaft te rendesishem te sistemit nderkombetar financiar, dhe gjithashtu me shfaqjen e incidenteve te reja te krizes financiare, verehet perterirje e debatit mbi rolin qe financa islamike mund te luaje ne stabilizimin e sistemit financiar global; pershembull nje nga aspektet e diskutimit ishte i lidhur drejtperdrejt me “parimet e forta etike” mbi te cilat ajo eshte bazuar dhe zhvilluar.
     
    Leksioni kishte per qellim te hapte debat te dobishem mes studenteve te cilet moren pjese me dikutime, duke ekzaminuar zhvillimin qe ka pesuar finaca islamike, si edhe perspektivat e mundshme te saj, pare nga fokusi i veçante i kontekstit shqiptar.
     
  • UBA BANK SPONSOR PER INTEGRIMIN E FEMIJEVE JETIME SHQIPTARE

    UBA Bank, u rendit si banka e vetme midis sponsorizueve te eventit humanitar dhe festiv te ideuar dhe realizuar nga “Instituti Kombetar i Integrimit te Femijeve Shqiptare”, organizuar ne date 20 Maj, 2015, ne Teatrin e Operave dhe Baletit.

    Me nje tradite mbi 12 vjeçare, eventi perben nje nisme te konceptuar dhe iniciuar si nje dite per kujtese dhe reflektim, drejtuar femijeve qe fatkeqesisht dhe si pasoje e rrethanave te ndryshme kane humbur ngrohtesine familjare duke u privuar nga dashuria dhe kujdesi prinderor.

    Eventi fale vemendjes dhe pjesemarrjes se perfaqesuesve te shquar nga qeveria, trupit diplomatic, fusha e biznesit dhe nga shoqeria civile, pati per qellim te mbeshtesi kete kauze dhe te rikujtonte perseri se “Pertej Dhimbjes, ka Dashuri”.

     

  • UBA BANK DHURON NE NDIHME TE 100 FAMILJEVE TE PERMBYTYRA NE ZONAT E JUGUT

    Ne vijim te situates kritike te familjeve te prekura nga permbytjet ne zonat jugore te Shqiperise, Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank) iu bashkua insiatives se Qeverise Shqiptare, duke ndihmuar veçanerisht banoret e fshatrave te prekura ne qytetin e Fierit.

    UBA Bank ne shenje ndihme humanitare si edhe duke pasur vazhdimisht ne vemendje kontributin e saj ne rritje ne kuader te realizimit te aktiviteteve te pergjegjshmerise sociale ne perfitim te komunitetit vendas, si edhe fale koordinimit te suksesshem me pushtetin vendor te qytetit te Fierit, dhuroi ne menyre te barabarte shperblim monetar per 100 familjet me te prekura te zonave ne periferi, ne shenje ndihme humanitare.

  • UBA BANK DHURON

    Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank), qe prej krijimit te saj, ka gjithnje ne vemendje shoqerine ne te cilen ajo zhvillon aktivitetin e saj, duke u perfshire gjithnje e me shume me kontribut dhe sponsorizime ne projekte te caktuara me karakter social, si edhe duke akorduar donacione per bamiresi ne ndihme te individeve dhe komuniteteve ne nevoje, pjese e se cilesh eshte edhe ajo.
    Festimet ne kuader te fund vitit 2014, u karakterizuan nga dhurimi dhe sponsorizimi i organizimit te festes ne pritje te Vitit te Ri, 2015, per ata te cilet renditen mes grupeve qe kane me shume nevoje per mbeshtetje, “Femijet e Fondacionit  Shqiptar per Sindromen Down (DSA)”.

    Ne kete kuader, UBA Bank, zgjodhi te bleje kartolinat me urimin per Vitin e Ri te realizuar nga Fonacioni DSA, duke kontribuar keshtu qe shuma te kaloje ne favor dhe ne mbeshtetje te Fondacionit DSA. Kontribyti yne drejtperdrejte, do te mundesoje ofrimin falas te terapive shtese per femijet e prekur nga sindroma down.
    Gjithashtu, ne date 29 Dhjetor, 2014, UBA Bank sponsorizoi dhe organizoi festen e fundvitit per femijet e Fondacionit DSA. Krijimi i ambjentit festiv me muzike, shoqeruar nga animatoret te cilet mundesuan  perfshirjen e femijeve ne lojra, realizim te tullumbaceve me forma te ndryshme, ishin disa nga aktivitetet e konceptuara me deshiren per t’i uruar femijeve pushimet te gezuara te fundvitit.

    Ne mbyllje te festes, nen logon e UBA Bank, per te gjithe femijet u shperndane embelsira dhe dhurata.

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA