kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

IBAN

IBAN

Ne zbatim te Rregullores se Bankes se Shqiperise Nr. 42 dt 16.07.2008: “Mbi Strukturen dhe Perdorimin e Numrit Nderkombetar te Llogarise Bankare (IBAN - International Bank Account Number), Banka e Bashkuar e Shqiperise ka pergatitur kete Rregullore te Brendeshme e cila duhet zbatuar per te gjitha pagesat qe do te kryhen ne te ardhmen nepermjet sistemit SWIFT, AECH dhe AIPS.

Objekti i kesaj Regulloreje eshte percaktimi i struktures se Numrit Nderkombetar te Llogarise Bankare - IBAN, krijimi, komunikimi, njohja dhe perdorimi i sistemit IBAN ne Shqiperi e cila identifikon ne nivel Kombetar dhe Nderkombetar llogarine e nje klienti prane nje Banke.

Perdorimi i IBAN ne Shqiperi behet me qellim qe te kryhet:

• Perpunimi Automatik i Identifikimit te Llogarive Bankare, duke ndihmuar ne procesimin e tyre ne sistemin SWIFT, AECH dhe AIPS;

• Unifikimin dhe standartizimin e procesit te kontrollit te vlefshmerise se llogarive Bankare.

Duke filluar nga data 1 Qershor 2009 te gjitha transfertat qe do te kyhen, si ne nisje dhe ato ne mberritje, nepermjet sistemit te pagesave si ne Leke apo Valute, duhet te permbajne IBAN-in e klientit.

IBAN- i ne Shqiperi, perbehet prej 28 karakteresh, qe perfaqesojne:

• AL kodin e Republikes se Shqiperise;

• Dy Numrat e pare mbas AL – shifra e kontrollit IBAN;

• KIB- i perbere nga 8 karaktere numerike i cili percakton kodin e cdo Dege apo Agjensie te Bankes:

1. 20311003 - Tirane Drejtoria Qendrore;

2. 20311027 - Tirane Agjesia Bulevard;

3. 20311010 - Tirane Agjensia Nr. 1;

4. 20351102 - Dega Shkoder;

5. 20321208 - Dega Fier;

6. 20312303 - Dega Durres;

• Llogaria e klientit e perbere nga 16 karaktere numerike.

IBAN-i paraqitet ne instruksionet elektronike te pagesave pa hapesira boshe ose simbole ndarese midis karaktereve alfanumerike.

IBAN-i paraqitet ne dokumentat e pagesave ne format leter sipas grupimeve prej kater karakteresh, te ndara nga nje hapesire boshe.

Per çdo llogari te re te hapur prane Bankes sone klienti patjeter duhet te pajiset me kodin IBAN.

Per çdo llogari ekzistuese punonjesit e Bankes jane te detyruar te njoftojne Klientet per Kodin IBAN dhe ti pajisin ata me njoftimin perkates, i cili mund te gjenerohet nga programi i Bankes si me poshte:

• Ne Programin NEWSTAT - Ikona IBAN:

1. Plotesohet Nr i llogarise se klientit;

2. Pastaj behet Generate IBAN;

3. Pastaj Report;

4. Print;

5. Paraqitet njoftimi per klientin per cdo llogari perkatese Nr. IBAN perkates;

6. Kjo forme printohet ne Leter me Koke (e cila permban dhe adresen dhe kodin SWIFT te Bankes sone) dhe duhet ti dorezohet te gjithe klienteve ekzistues te Bankes, gjithashtu edhe atyre te rinj. 

• Ne programin NEWSTAT, Statement, ne printimin e cdo llogarie te klientit paraqitet kodi IBAN i klientit per llogarine perkatese te printuar.

• Gjithashtu kontrollohet dhe vlefshmeriae karaktereve te nje kodi IBAN, per pagesa lokale apo nderkufitare, gjithashtu ne programin e mesiperm duke shkruajtur nr IBAN te Klientit perfitues tek fusha e verdhe Written Form me kater karaktere dhe nje hapesire boshe, plotesohet ne kete menyre i gjithe IBAN-i dhe me pas klikohet tek Check Digit, tek fusha e verdhe me siper Readable Form paraqitet IBAN-i i plote pa hapesira dhe Klikohet Check IBAN i cili te paraqet, nese eshte i cakte apo i pasakte nr i karaktereve Iban te dorezuara nga klienti per kryerjen e pageses.

Duke filluar nga data 1 Qershor 2009 te gjithe klientet e Bankes duhet te jene njoftuar per sistemin IBAN dhe IBAN-in perkates te tyre per kryerjen apo pritjen e cdo pagese prane Bankes sone.

Duke filluar nga data 01 Janar 2010, IBAN-i do te jete i vetmi standart i numrit te llogarise se klientit, pas kesaj date cdo pagese e cila do te kryhet nepermjet bankes sone do te behet vetem me numrin IBAN. Ne rast mungese te numrit IBAN Banka mund te refuzoje kryerjen e pageses apo mund te mbaje komisione shtese per mungesen e IBAN-it (te cilat do te percaktohen me rregullore te brendeshme te mevoneshme).

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA