kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Agjencia e Sigurimit te Depozitave

SISTEMI I SIGURIMIT TE DEPOZITAVE/ BANKA E BASHKUAR E SHQIPERISE (UBA Bank)

I Nderuar Klient!

Duke filluar nga data 9 maj 2009 depozitat tuaj jane te siguruara prane Agjencise se Sigurimit te Depozitave deri ne nivelin 2,500,000 LEK (ose ekuivalent ne monedha te tjera), sipas dispozitave te ligjit  "Per sigurimin e depozitave".

Depozitat e siguruara te cdo depozituesi ne B. B. Sh. te vendosura ne disa llogari depozite, mblidhen te gjitha se bashku dhe konsiderohen si nje llogari depozite e vetme. Ne rast se depozitat jane ne monedha te ndryshme, fillimisht behet konvertimi i tyre ne Leke sipas kursit zyrtar te kembimit te percaktuar nga Banka e Shqiperise, ne diten e nderhyrjes dhe me pas mblidhen ne nje llogari te vetme depozite ne Leke.

Ligji “Per sigurimin e depozitave ben te detyrueshem anetaresimin prane A.S.D-se te te gjitha bankave te vendit dhe te degeve te bankave te huaja qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne territorin e Republikes se Shqiperise. Banka e Bashkuar e Shqiperise Sh. A.  eshte “Banke e Siguruar” dhe eshte pajisur nga Agjensia e Sigurimit te Depozitave me Certifikaten “Per Sigurimin e Depozitave” Nr.3, date 11.05.2009.

1-   Agjencia siguron dhe kompenson depozitat e sigurueshme te çdo depozituesi ne çdo subjekt anetar te skemes ne masen 100 per qind, por ne çdo rast jo me shume se 2 500 000 (dy milione e peseqind mije) leke, pavaresisht numrit te depozitave apo llojit te monedhes te tyre, te depozituara ne kete banke

2-  Ne zbatim te ligjit “Per sigurimin e depozitave” nr 53/2014 date 22.05.2014 i ndryshuar. Agjencia perjashton nga sigurimi dhe kompensimi depozitat e meposhtme:

  • a. pjesa e depozitës në bankë ose degën e bankës së huaj me vlerë mbi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë ose shuma e barasvlershme me të (kundërvlerën), në monedhë të huaj;
  • b. depozitat e bankës, degës së bankës së huaj dhe shoqërisë së kursim-kreditit, në emër dhe për llogari të vet, si dhe çdo subjekt tjetër financiar i licencuar nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare;”.
  • c. depozitat e drejtorit, administratorit në bankë dhe familjarëve të tyre, sipas certifikatës së gjendjes familjare;”.
  • d. depozitat e çdo personi që zotëron 5 për qind ose më shumë në kapitalin e bankes ose të aksioneve me të drejtë vote në këtë banke.
  • dh. depozitat e prejardhura nga veprimtari të lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, të cilat janë deklaruar të paligjshme me vendim gjykate të formës së prerë;
  • e. depozitat e shoqërive të sigurimit dhe risigurimit, vendase ose të huaja;
  • f. depozitat e subjekteve të sipërmarrjes ose investimeve kolektive, vendase ose të huaja;
  • g. depozitat e fondeve të pensionit ose sigurimit pensional, vendase ose të huaja;
  • gj. tituj të emetuar nga subjekte financiare dhe çdo lloj detyrimi tjetër që këto subjekte kanë bazuar mbi marrëveshjet e tyre të premtimit;
  • h. depozitat e njësive të pushtetit qendror ose vendor të Republikës së Shqipërisë. ose të një vendi të huaj;
  • i. depozitat e personave juridike - pervec percaktimit ne ligj si me poshte:

personat fizike, tregtare dhe shoqërite tregtare, të cilët kanë të drejtën e përfitimit të pagesës së një depozite nga një subjekt, anëtar i skemës së sigurimit të depozitave, përfshirë këtu titullarin me të drejta të plota të një depozite në bashkëpronësi dhe çdo përfitues të një depozite të palës së tretë.”

Perfundimi i sigurimit

Sigurimi i depozites, sipas ligjit, perfundon kur:

  • a) klasifikohet si depozite e pasigurueshme;
  • b) kompensohet nga Agjencia.

Ankimi

  • 1. Depozituesi i bankes ka te drejten t’i drejtohet Agjencise se Sigurimit te Depozitave me kerkese kur ka pretendime mbi te drejtat per informim, sigurim dhe kompensim te depozitave.
  • 2. Agjencia i pergjigjet çdo kerkese te depozituar me shkrim apo ne forme elektronike nga depozituesi dhe jep çdo informacion te kerkuar qe ka lidhje me sigurimin e depozitave, brenda 15 diteve pune nga data e marrjes se kerkeses ne fjale.
  • 3. Agjencia ka nje sistem te brendshem per trajtimin e ankesave te depozituesve ne lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave.

Regjistri elektronik i depozituesve

Agjencia e Sigurimit te Depozitave zoteron sistemin e saj elektronik, me qellim trajtimin e qenderzuar dhe shperndarjen e informacionit te raportuar ne te nga bankat, ne funksion te ushtrimit te sigurimit dhe kompensimit te depozitave. Funksioni kryesor qe permbush sistemi elektronik i Agjencise eshte identifikimi i depozituesit me nje numer unik ne sistem, i cili perputhet me te dhenat personale te nje personi konkret dhe percakton sakte shumen qe banka i detyrohet ketij depozituesi, te cilen edhe e siguron prane Agjencise.

Depozituesi ka te drejte te kerkoje dhe te perdore informacionin e mbajtur ne sistemin elektronik te Agjencise, sipas aktit te miratuar nga Banka e Shqiperise. Ruajtja dhe perdorimi i informacionit te mbajtur nga Agjencia ne sistemin e saj elektronik behet ne perputhje me legjislacionin per mbrojtjen dhe trajtimin e te dhenave personale.

Kushtet e pergjithshme te kompensimit te depozitave

  1. Kompensimi i depozites se siguruar eshte vlera monetare qe i njihet ose i paguhet depozituesit ne rast te ngjarjes se sigurimit, ne perputhje me ligjin. Pjesemarrja e Agjencise me transferimin e mjeteve financiare ne shitjen e bankes dhe ne banken-ure, konsiderohet permbushje e detyrimit per te kompensuar depozitat e siguruara.
  2. Niveli maksimal i kompensimit per çdo depozitues perllogaritet sipas percaktimeve te nenit 33 te ligjit, duke zbritur shumen e detyrimeve te papaguara ne kohe te depozituesit ndaj bankes, qe rezulton ne vonese shlyerjeje ne diten e nderhyrjes nga Banka e Shqiperise.
  3. Shuma e kompensimit paguhet deri ne nivelin maksimal te mbulimit vetem nese tejkalon vleren prej 100 (njeqind) lekesh.
  4. Dita e nderhyrjes eshte dita kur kryhet perllogaritja e depozitave te siguruara ne nje ngjarje sigurimi, per efekt te perllogaritjes se vleres se kompensimit.
  5. Ne rastin e likuidimit vullnetar te bankes, depozitat mbeten te siguruara, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, deri ne perfundim te ketij procesi. Ne çdo rast, Agjencia kompenson depozitat vetem pas njoftimit, me shkrim, nga Banka e Shqiperise per ngjarjen e sigurimit.
  6. Depozitat ne valute konvertohen ne leke, sipas kursit zyrtar te kembimit, te percaktuar nga Banka e Shqiperise ne diten e ngjarjes se sigurimit.
  7. Depozitat me afat vleresohen te perfunduara ne afat ne diten e vendosjes se bankes ne likuidim te detyruar nga Banka e Shqiperise, perveç rastit te transformimit te tij ose te pjesemarrjes se Agjencise ne shitjen e bankes ose banken-ure.
  8. Ne rastin e depozitave te vendosura si garanci per nje person te trete ose per depozitat, mbi te cilat jane vendosur sekuestro nga subjektet, te cilet e gezojne kete te drejte me ligj, te drejtat per kompensim te depozites i njihen titullarit te depozites nese ne ngjarjen e siguruar titullari eshte çliruar nga detyrimi i garancise ose nga detyrimi, per te cilin eshte vendosur sekuestroja. Ne rast se titullari nuk arrin te çlirohet nga detyrimi i garancise ose detyrimi per te cilin eshte vene sekuestroja, shuma e kompensimit perllogaritet per personin e trete, ne favor te te cilit eshte vendosur garancia ose sekuestroja.
  9. Ne rastin e depozitave te vendosura ne perfitim te personit te trete, te drejtat per kompensim i njihen personit te trete.
  10. Ne rastin e depozitave te vendosura me kusht ose afat ne perfitim te personit te trete, te drejtat per kompensim i njihen personit te trete, ne rast se ne ngjarjen e sigurimit jane plotesuar kushti dhe afati perkates.
  11. Depozitat e një individi nuk bashkohen me depozitat në të cilat ai është titullar si tregtar, ose si përfaqësues ligjor i një shoqërie tregtare.
  12. Agjencia ka te drejte te refuzoje kompensimin ose te kerkoje kthimin e kompensimit per depozitat e siguruara, kur e drejta per kompensim bazohet ne te dhena te paverteta dhe mashtruese dhe kur veren se nuk ka interes te sigurueshem. Interes i sigurueshem eshte interesi i ligjshem dhe nevoja objektive e depozituesit per t’u mbrojtur nga humbja financiare e depozitave ne nje ngjarje sigurimi.
  13. Me perfundimin e afatit ligjor te procesit te kompensimit, fondi i mbetur i kompensimit per depozitat e siguruara, i perbere nga shumat e kompensimit qe mbeten te pashlyera deri ne perfundim te ketij afati, transferohen prej Agjencise ne nje llogari te veçante prane Bankes se Shqiperise. Ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, depozituesit mund te paraqiten brenda 10 vjeteve nga ngjarja e siguruar prane Agjencise per pretendimin e shumes se kompensimit.
  14. Çdo depozitues ka te drejte te depozitoje nje ankese ne Banken e Shqiperise. Vendimi i Agjencise zbatohet pa kufizim gjate periudhes se ankimit dhe çdo apelimi tjeter ose procesi tjeter juridik te lidhur me apelimin. Akti i Bankes se Shqiperiseankimohet, sipas ligjit nr. 9662, date 18.12.2006, “Per bankat ne Republiken e Shqiperise”, dhe/ose çdo ligj ndryshues te tij.

Procedura e kompensimit te depozitave

1. Procedurat e kompensimit fillojne menjehere ne momentin kur Agjencia njoftohet me shkrim nga Banka e Shqiperise per vendosjen e bankes ne likuidim te detyruar. Kompensimi perfundon jo me vone se tre muaj nga data e fillimit te tij.

2. Keshilli Drejtues i Agjencise i kerkon Bankes se Shqiperise te vendose zgjatjen e afatit te kryerjes se kompensimit, ne veçanti ne rast te pasaktesive ne dokumentet kontabel te bankes ose ne funksionimin e sistemeve elektronike te saj.

3. Banka e Shqiperise merr vendim lidhur me kete kerkese brenda dy diteve nga paraqitja e saj.

4. Agjencia mund te kompensoje depoziten e siguruar nepermjet njeres prej ketyre menyrave:

  • a) pageses se shumes ne leke personit ne ambientet e subjektit te vendosur ne likuidim ne bashkepunim me likuidatorin;
  • b) pageses se shumes ne leke personit ne ambientet e nje banke anetare te skemes (banka agjente);
  • c) transfertes se shumes qe perfitohet nga depozituesi ne nje banke anetare te skemes se sigurimit te depozitave;
  • ç) pageses me çek;
  • d) menyra te tjera pagese te miratuara me akt nenligjor te Bankes se Shqiperise.

5. Banka agjente qe do te kryeje procesin e kompensimit caktohet me vendim te keshillit drejtues te Agjencise, ne perputhje me kriteret e perzgjedhjes, te propozuara nga Agjencia dhe te miratuara nga Banka e Shqiperise.

6. Agjencia, brenda 2 diteve nga vendosja e subjektit anetar te skemes se sigurimit te depozitave ne likuidim te detyruar, bashkepunon me likuidatorin dhe merr prej tij:

  • a) liste-pagesen e depozituesve me te dhenat mbi regjistrin e detyrimeve depozite kundrejt depozituesve te subjektit te vendosur ne likuidim ne formatin e nje liste-pagese emerore dhe sasiore, qe percaktohet me menyra te tjera pagese, te miratuara me akt nenligjor te Bankes se Shqiperise;
  • b) te dhenat mbi rrjetin e degeve dhe agjencive te marra nga banka e vendosur ne likuidim;
  • c) çdo informacion tjeter te kerkuar nga Agjencia per qellim kompensimi.

7. Likuidatori mban pergjegjesi ligjore, sipas legjislacionit ne fuqi, per vertetesine, saktesine dhe plotesine e informacionit te derguar prane Agjencise, ne veçanti per:

  • a) liste-pagesen e depozituesve;
  • b) percaktimin e se drejtes se pretendimit dhe vleres per kompensim, sipas titullit te depozituesve ne depozitat ne bashkepronesi, bazuar ne kushtet e vendosjes se depozites;
  • c) percaktimin e se drejtes se pretendimit dhe vleres per kompensim, sipas titullit per depozitat e vendosura si kolateral, garanci, ne sekuestro, dhe ne perfitim te te treteve, bazuar ne kushtet e vendosjes se depozites dhe/ose detyrimit te depozituesit ndaj subjektit te vendosur ne likuidim, rezultatet e procesit te ndermjetesimit me depozituesit, akteve te trashegimise ose vendimeve te gjykates.

8. Agjencia nuk mban pergjegjesi per kompensimin e depozitave personave te gabuar, as per kompensimin e depozitave ne masen e gabuar, bazuar ne liste-pagesen e depozituesve, si dhe ne rast se nuk kryen kompensimin e depozitave personit te duhur, per shkak te mosperfshirjes se ketij personi ne liste-pagesen e depozituesve te marre nga likuidatori.

9. Agjencia nuk mban pergjegjesi per tejkalimin e afatit te kompensimit, te percaktuar ne kete ligj, per shkak te forces madhore.

10. Agjencia publikon njoftimin per fillimin e procesit te kompensimit dhe vendin e kohen per kompensimin e depozitave brenda 3 diteve pas njoftimit me shkrim nga Autoriteti Mbikeqyres per vendosjen e subjektit ne likuidim te detyruar.

11. Depozituesi ose perfaqesuesi i tij ka te drejte ta marre informacionin e percaktuar ne piken 10 te ketij neni, drejtperdrejt ne mjediset e subjektit te vendosur ne likuidim te detyruar, ne unionin e SHKK-ve ose ne banken agjente.

12. Agjencia mund te kerkoje nga depozituesit qe perfitojne kompensimin, ne perputhje me kete ligj, te paraqesin, perveç dokumenteve te identifikimit edhe kopje te dokumenteve te meposhtme:

  • a) dokumentit te depozites;
  • b) deshmise se trashegimise;
  • c) çdo dokument tjeter qe verteton pretendimin mbi kompensimin e depozites.

13. Keshilli Drejtues i Agjencise, per rrethana sociale, vendos per kryerjen e pagesave te pjesshme dhe paraprake, sipas rasteve dhe kritereve te parashikuara me akt nenligjor te Bankes se Shqiperise.

14. Me pagesen e kompensimit te depozitave, banka agjente ose likuidatori i leshon depozituesit nje dokument te kryerjes se pageses, ndersa kopjen e ketij dokumenti e dergon ne Agjenci.

15. Ne rast se depozituesi nuk eshte ne liste-pagesen e depozituesve ose ka pretendime mbi shumen e kompensimit te caktuar per pagese, ai paraqet dokumentet e nevojshme, te cilat faktojne pretendimin e tij. Agjencia dhe likuidatori, brenda 10 diteve kalendarike nga marrja e ketyre dokumenteve, shqyrtojne nese pretendimi konsiderohet i bazuar ne fakte dhe likuidatori kryen ndryshimet ne liste-pagesen e depozituesve, sipas vendimit perfundimtar te Agjencise. Vleresimi i ketyre pretendimeve behet ne perputhje me kriteret dhe procedurat e miratuara me akt nenligjor te Bankes se Shqiperise.

16. Marredheniet e bankes agjente dhe likuidatorit me Agjencine percaktohen me akt nenligjor te Bankes se Shqiperise.

Certifikata ASD 

Broshura ASD

http://asd.gov.al/sq/kreu/ 

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA