kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Evente

“SIPERMARRJET BOSHNJAKE TAKIME BIZNESI NE TIRANE”

Ne date 20 Nentor, 2015, Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank) ne bashkepunim me BBI Bussiness Club, dhe me mbeshtjen e Dhomes Nderkombetare te Tregtise (ACITAD), organizoi eventin: Takime biznesi midis sipermarrjeve shqiptare dhe atyre Boshnjake me teme “Ura Bashkepunimimi Ndermjet Biznesit”.
 
Ky event mblodhi ne ambjentet e Hotel Tirana International, nje numer te konsiderueshem kompanish nga Bosnia Herzegovina, me qellim krijimin e lidhjeve ekonomike dhe te marrdhenieve te bashkepunimit midis komunitetit te biznesit ne Shqiperi dhe atij ne Bosnie dhe Herzegovine, vende te cilat i perkasin te njejtit rajon gjeografik dhe me te njjetat tradita kulturore.
 
Nder qellimet kryesore qe ky organizim percolli, ishte promovimi i Shqiperise si nje mundesi shume atraktive per zhvillimin e metejshem te mundesive per investime.
 
Ky event mundesoi takime te veçanta ndermjet biznesmeneve te cilet operojne ne te njejtet segment industrie.
 
Njohja respektive me aktivitet e biznesit, zbulimi i mudesive per bashkepunim dhe partneritet, per shkembim tregtar, mundesi per implementim te projekteve te perbashketa te investimeve midis tyre apo edhe midis paleve te treta, mundesi per te hyre bashkarisht ne tregje te reja ne rajon dhe me gjere (Europe, Lindje e Mesme, Lindje e Larget); perbene disa nga objektivat thelbesore qe ky event synoi.
 
Bujqesia, Tregtia (eksport-import, tregti me shumice e pakice), Energjia, Turizmi dhe Zhvilimi infrastrukturor, Industria farmaceutike dhe ajo e perpunimit te drurit perbene disa nga industrite qe u perfaqesuan ne kete takim biznesi (B2B).
 
 
 

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA