kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Transfertat & Pagesat


Transferta, eshte transferimi i parave nga nje klient i UBA Bank tek nje individ apo subjekt tjeter, i cili ka llogari te hapur prane UBA Bank apo ne nje banke tjeter brenda apo jashte Shqiperise.


  • Transferta ne Nisje

    Transferta bankare ne nisje eshte transferimi i parave nga nje klient i cili ka llogari bankare ne UBA Bank tek nje tjeter klient (individ ose subjekt) i cili ka llogari bankare ne nje banke tjeter.
     
    Transfertat ne nisje mund te jene:
     
    1.Kombetare: Konsiderohen te gjitha transfertat qe kryhen ne monedhen vendase;
    2.Nderkombetare: Konsiderohen te gjitha transfertat qe kryhen ne monedhe te huaj.
     
    Informacioni dhe dokumentat e nevojshem qe derguesi i parave duhet te paraqese ne banke per te kryer nje transferte ne nisje jane:
     
    1.Emri i plote i subjektit te derguesit te parave;
    2.Numri i llogarise nga do nisen parate;
    3.Shuma e parave qe do dergoje;
    4.Emri, Mbiemri i perfituesit apo Emri i subjektit qe do te jete perfituesi i parave;
    5.Adresa e sakte e perfituesit;
    6.Numrin e llogarise se perfituesit ne banken e tij;
    7.Kodin IBAN i llogarise se perfituesit (nese aplikohet);
    8.Banka e perfituesit dhe kodi SWIFT i saj;
    9.Banka korrespondente/ndermjetese (nese klienti dergues e ka kete informacion);
    10.Qellimin e pageses;
    11.Dokumenta te tjere justifikues, nese jane te nevojshme ne baze te llojit te transfertes sipas rregullores se Bankes se Shqiperise “Per veprimtarine Valutore”.
     
    Opsionet per pagesen e komisioneve te transfertes jane:
     
    • Subjekti dergues paguan gjithe komisionet OUR;
    • Subjekti dergues paguan komisionet e bankes derguese dhe perfituesi paguan komisionet e bankes perfituese dhe korrespondente SHA;
    • Subjekti perfitues paguan te gjitha komisionet BEN.
     

    Transferta ne Mberritje

    Transferta bankare ne mberritje eshte transferimi i parave nga nje klient (subjekt) i cili ka llogari bankare ne nje banke tjeter (brenda apo jashte vendit) tek nje klient (subjekt) i cili ka llogari bankare prane UBA Bank.
     
    Transfertat ne mberritje mund te jene:
     
    1.Kombetare: Konsiderohen te gjitha transfertat qe kryhen ne monedhen vendase;
    2.Nderkombetare: Konsiderohen te gjitha transfertat qe kryhen ne monedhe te huaj.
     
    Kompanite qe do te donin t’ju dergonin nje transferte te tille duhet te kene patjeter informacionin si vijon:
     
    1.Emri i perfituesit: Emri i llogarise siç eshte regjistruar ne Banke;
    2.Llogaria e perfituesit: Numri i llogarise i regjistruar ne banke;
    3.Banka e perfituesit (Banka ku ju keni llogari): United Bank of Albania;
    4.Kodi i SWIFT te bankes se perfituesit: AAISALTR
    5.Kodi IBAN i perfituesit (numri nderkombetar i llogarise bankare, me qellim identifikimin e llogarise se nje klienti (ne kete rast i rregjistruar si subjekt, ne nje banke te caktuar).
     
  • Prane bankes sone ju mund te kryeni çdo muaj pagesat e faturave mujore te sherbimeve utilitare si Fatura e Ujit, Fatura e Energjise Elektrike, Telefonia fikse apo celulare etj.

    Keto pagesa mund te kryhen nga klientet (subjekte) e UBA bank ne:
     
    • Cash ne sportel, duke u paraqitur ne banke çdo muaj me faturen perkatese;
    • Nepermjet llogarise suaj rrjedhese te biznesit, duke u paraqitur ne banke çdo muaj me faturen perkatese.
     
    Per me teper informacion ju lutemi te kontaktoni me punonjesin e marredhenieve me klientet ne degen me te afert te bankes sone.

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA