kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Financime


Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank), prej vitesh ofron nje game te gjere financimesh, te cilat mund te kombinohen per t’ju pershtatur nevojave tuaja komerciale dhe per biznes. Banka perqendrohet ne mbeshtetjen e klienteve korporative dhe kompanive me pjesemarrje nderkombetare. Por gjithashtu, nje vemendje e veçante i kushtohet edhe sipermarrjeve te vogla dhe te mesme (NMV-ve).

Tashme ju mund te realizoni projektet tuaja ambicioze te biznesit. Stafi yne me ekperience do t’ju udhezoje, shpjegoje dhe keshilloje te gjitha opsionet e financimit, duke zgjedhur opsionin me te pershtatshem per ju.


  • Produkti i financimit per kapital punues i ofruar nga UBA Bank per klientet e saj te biznesit, perben financimin afatshkurter dhe afatmesem me maturim qe varion nga 1 deri ne 5 vite, dhe amortizohet me keste te pershtatshme me ciklin e biznesit.

    Banka zakonisht i akordon kete financim klienteve te saj te biznesit me qellim ndertimin/ngritjen e kapitalit te nevojshem punues, si psh. rasti i kompanive te cilat ndodhen ne fazen fillestare te rritjes, apo qe kane pamjaftueshmeri ne asetet aktuale dhe qe kerkojne te arrijne adaptimin me te mire te nivelit te aktivitetit.

    Financimi per kapital punues me shlyerje bazuar ne keste mujore:

    Financimi me shlyerje bazuar ne keste mujore, perben linjen e kreditimit qe UBA Bank i ofron huamarresve, per te rritur kapitalin punues dhe financimin e blerjes se mallrave. Shlyerja do te kryhet si total ne nje kest, pas shitjes se mallrave.  

    Financimi per kapital punues me te drejte rinovimi (perseritjeje):

    Dizbursimet e pjeseshme dhe financimet me te drejte rinovimi (perseritjeje), jane konceptuar dhe ofrohen nga UBA Bank, ne funksion te nevojave per kapital punues si edhe per financimin e importeve dhe eksporteve.
    Kushtet e shlyerjes per çdo disbursim mund te variojne ne varesi te ciklit te biznesit, dhe gjithnje i rinovueshem ne me pak se 1 vit.

    Formular per Aplikim Kredi Biznesi

  • Nese jeni duke menduar zgjerimin e aktivitetit tuaj, rinovimin e detyrimit ekzistues me UBA Bank apo kerkoni blerje te detyrimit tuaj nga bankat e tjera, apo parashikoni blerjen e pajisjeve/makinerive te reja; ne ju sigurojme zgjidhjet e posaçme te financimit me qellim rritjen e te rdhurave dhe biznesit tuaj ne teresi.

    Financimi i UBA Bank per projektet per investim eshte i disponueshem per te gjithe klientet me nivel te qendrueshem te operacioneve si edhe te cilet zoterojne nje projekt te vleresuar si fizibel. Afatet dhe kushtet e financimit parashtrohen dhe aprovohen nga vete burimet e Bankes.

    Perfitimet:
     • Aplikimi i normave te fitimit dhe kushteve me te arsyeshme;
     • Proçes i thjeshte aplikimi dhe dizbursim sipas kushteve te percaktuara te financimit ne çdo dege apo agjenci te UBA Bank.

    Pjesemarrja e Bankes:
    Deri ne 100% te vleres totale te investimit.

    Periudha maksimale:
    Deri ne 7 vite.

    Monedha:
    LEK, EURO, USD.

    Kolaterali:
    Mbi pasuri te luajtshme dhe/ose te paluajtshme etj.
    Shenim: Banka mund te kerkoje te tjera kolaterale te lejuara/parashikuara ne rregulloret e brendshme te UBA Bank si edhe gjithashtu te Bankes se Shqiperise.

    Formular per Aplikim Kredi Biznesi

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA