kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Llogari Rrjedhese

Zhidhje te posaçme, per nevojat tuaja te perditshme!

Banka e Bashkuar e Shqiperise (UBA Bank), prej vitesh ofron nje game te gjere kredish dhe financimesh, te cilat mund te kombinohen per t’ju pershtatur nevojave tuaja komerciale dhe per biznes. Banka perqendrohet ne mbeshtetjen e klienteve korporative dhe kompanive me pjesemarrje nderkombetare. Por nje vemendje e veçante i kushtohet edhe sipermarrjeve te vogla dhe te mesme (SME-te).

UBA Bank ju ofron  mundesine per te patur Llogari Rrjedhese me specifika te cilat ndihmojne ne vendosjen e nje mardhenie teresisht etike midis jush dhe bankes.

Nepermjet Llogarise Rrjedhese ju mund te kryeni te gjitha llojet e transaksioneve bankare, mund te beni transferta, derdhje/terheqje dhe pagesa te tjera. Gjithashtu, nga llogaria rrjedhese ju mund te kryeni Pagesa Fikse Periodike, ne favor te te treteve. 

Prane bankes sone mund te kryeni çdo muaj pagesat e faturave mujore te sherbimeve utilitare si Fatura e Ujit, Fatura e Energjise Elektrike, Telefonia fikse apo celulare etj.

Keto pagesa mund te kryhen nepermjet menyrave si me poshte cilesuar:

 • Cash ne sportel, duke u paraqitur ne banke çdo muaj me faturen perkatese;

 • Nepermjet llogarise tuaj rrjedhese, duke u paraqitur ne banke çdo muaj me faturen perkatese. 

Gjithashtu, ju jeni te ftuar te kontaktoni me punonjesin e Marredhenies me Klientin ne degen me te afert te Bankes sone.

 

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA