kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Veshtrim i Pergjithshem

Financa dhe Bankingu Islamik, gjithnje e me shume jane duke u trajtuar si aspekte te rendesishme te sistemit financiar modern global. Kjo per shkak se po provohet gjithnje e me shume se perfaqesojne industrine me rritje dhe zhvillim te shpejte brenda pak viteve, duke u transformuar keshtu nga nje industri “niche”, ne nje force/fuqi e karakterit global ne arenen nderkombetare.

E zhvilluar ne vendet muslimane rreth viteve ’70, financa islamike, eshte duke perjetuar nje popullaritet gjithnje ne rritje, duke tejkaluar kufijte e vendeve muslimane ne bote. Ne nje bote ku dominimi i ekonomise kapitaliste eshte shume i dukshem, zhvillimi i nje sistemi ku parimi kryesor eshte perjashtimi i normes se interesit, e ben kete dukuri te re, gati gati nje fushe te re, per t’u eksploruar gjithnje e me shume.  

Financa islamike eshte zbatuar ne vendet perendimore, kryesisht per te perfituar nga avantazhet e ofruara nga qendrat Europiane financiare, te tilla si Luksmburgu dhe Zvicra. Nga kjo tendence e pare, munden te perfitonin vetem klientet korporate dhe biznesi. Dukeqenese po verehet gjithnje me shume fuqia ne rritje e komuniteteve te ndryshme muslimane te vendeve te Ballkanit dhe Europes, vetem sefundmi ka filluar ti ofrohet edhe segmentit te klienteve individe.

Hapesire Informuese: KARAKTERISTIKAT E KOMUNITETEVE MUSLIMANE NE BOTEN PERENDIMORE

Komunitetet muslimane te vendosur ne Europe, kane origjina dhe histori te ndryshme migrimi. Por ajo c’ka i bashkon, eshte se prezenca/vendosja ne vendet e tyre pritese numerojne pothuaj 50 vite.

Kryesisht keto komunitete jane karakterizuar nga rilindja e deshires per te ndjekur fene, kjo e verejtur akoma me shume edhe ne gjeneratat e reja, te cilet jetojne dhe zhvillohen ne perputhje me besimin e tyre. Kerkimi i ketij identiteti te veçante, beri emergjente krijimin e nje tregu “niche” me nje potencial te jashtezakonshem: tregun etnik dhe me specifikisht pare nga konteksti i besimit te fese muslimane, tregun “hallall”, ku fjala “hallall”, nenkupton dhe “perputhet me ligjin Islamik”. Ne kontekstin ku besimi islam eshte nje fe ne minorance, popullsia emigrante musliman u perpoq te pershtaste mjedisin qe tashme i perkiste me vlerat e besimit te tyre. Tregu i pare i ndikuar nga rregullat Islamike, eshte sektori ushqimor, veçaneritsht industria e mishit.

Ky treg gjithnje e ne rritje ilustron dy fakte mjaft te rendesishme: E para eshte qe popullsia Muslimane, gjithnje e me shume po konsiderohet si nje treg me potenciale te rendesishme dhe me nevoja specifike. E dyta eshte se ndertimi i nje identiteti Europian te komunitetit Musliman, po bashkon normat e konsumit kapitalist me vlerat Islamike.

I limituar fillimisht ne industrine ushqimore, tregu hallall ne fakt tashme eshte shume me i madh dhe i rendesishem, tashme duke perfshire edhe pijet alternative te gazuara, veshjet, muzika….dhe financa.

Ne fushen e finances, objektivi i konforrmitetit implikon pamundesine per njerezit e besimit musliman per te perdorur pjesen me te madhe te produkteve te financimit dhe te  investimit ne treg, dukeqenese pjesa me e madhe e tyre jane te bazuar ne dhenien apo marrjen e nje norme interesi.

Burimi: http://www.isfin.net  

SHKURTIMISHT MBI SISTEMIN E FINANCES ISLAMIKE

Financa Islamike ka ne thelb te funksionimit te saj, refuzimin e çdo burimi te pajustifikueshem qe ndikon ne krijimin e pasurise: per shembull, nje nga burimet e konsideruara si te pajustifikuar eshte pagimi dhe perfitimi i nje norme inetersi, dukeqenese ne Islam njihen vetem dy role te parase: mjet kembimi dhe njesi vlere dhe nuk e legjitimon rolin e parase si nje “rezerve vlere”. Prandaj dhe financa Islamike nuk mund te pranoje sistemin tradicional finaciar qe bazohet ne nje perllogaritje te paracaktuar te normes se interest si çmim te kapitalit.

Ekonomistet e pare islamike percaktuan dhe ndertuan nje sistem financiar paralel te bazuar ne financimin me pjesemarrje, ku paraja do te shnderrohet ne kapital punues vetem kur te lidhet me evolimin e nje aktiviteti ekonomik dhe/ose me vleren e mallrave/sherbimeve. Fitimi do te varet nga parimi i ndarjes se fitimit dhe humbjes; parim ky qe lidh fitimin nga nje transaksion, me kryerjen e nje aktiviteti ekonomik.

Ky parim ndikon ne modifikimin e menyres se si nje banke eshte e organizuar: duke e bere ndermjetesuesin financiar midis investimit te saj dhe klienteve qe finacohen. Keshtu mardhenia qe krijohet eshte merdhenie investitor-sipermarres ku ne vend qe te bazohet ne nje marzh te paracaktuar interesi, mardhenia eshte e bazuar ne ndarjen e fitimit dhe humbjes.

Ne kete kuader, bankat Islamike ne pergjithesi dhe ne veçanti edhe ne ne UBA Bank, ne menyre te vazhdueshme perpiqemi te adaptojme teknika te reja te bazuara fillimisht ne kontratat e meparshme tregtare me qellim plotesimin e nevojave finacuese per investim te klienteve tane.

 

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA