kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Kartat



  • Informacion I pergjithshem 
     
    Me kënaqesi Banka e Bashkuar e Shqipërisë ju prezanton me Debit MasterCard, një kartë e cila është e sigurt nën funksionalitetin e chip dhe PIN.
     
    Karta juaj e debitit lidhet direkt me llogarinë tuaj rrjedhëse duke ju ofruar një mënyrë më të lehtë për aksesimin e fondeve në llogarinë tuaj. Ajo është portofoli juaj i ri.

    Paratë tuaja janë të sigurta dhe keni një  përdorim komod. Me kartën tuaj ju mund të paguani në çdo pikë shitje ku shihni logon MasterCard si brënda ashtu dhe jashtë vendit si dhe të tërhiqni para cash nga ATM 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
    Nuk është e nevojshme që ju të tërhiqni para për të paguar për blerjet apo shpenzimet tuaja kur mund të paguani direkt me kartë për to në çdo dyqan, agjensi, supermarket, bar restorant, karburant, hotel, etj. të pajisur me POS-e.
    Karta e debitit është gjithashtu e përdorshme edhe për blerje në Internet.

    Ju mund të kontrolloni gjëndjen e llogarisë si dhe të verifikoni çdo transaksion të kryer nëpërmjet pasqyrës së gjëndjes së llogarisë (statement), duke pasur një kontroll të plotë të shpenzimeve tuaja.

    Avantazhet
    ⦁    Printim falas;
    ⦁    Praktike, e shpejtë, e lehtë në përdorim;
    ⦁    Paratë tuaja janë të sigurta dhe përdorimi komod;
    ⦁    Mundësi aksesimi në llogarinë tuaj 24 orë në ditë 7 ditë në javë;
    ⦁    Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën, mjafton që mban logot e MasterCard;
    ⦁    Mundësi blerjeje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Shqipëri dhe jashtë saj me logot e MasterCard;
    ⦁    Tërheqje në LEK, FALAS prane ATM-ve te Union Bank;
    ⦁    FALAS per  blerjet ne POS, brenda dhe jashtë vendit;
    ⦁    PIN-i i ndryshueshëm sipas dëshirës;
    ⦁    Blerje në Internet deri në 5,000 Lek.

    UBA Bank ofron mundesine per tu pajisur me nje karte debiti te gjithe klienteve te saj individe dhe bisnez.
    Karta e debitit per bizneset eshte e disenjuar per te lehtesuar aktivitetin e bisnezit duke ju ndihmuar ne menaxhimin me te mire te fondeve qe ju keni.Te fjithe personat e autorizuar ne llogarine e biznesit mund te kene nje karte debiti. Ju duhet te paraqiteni me ID tuaj ne deget tona dhe te beni aplikimin.
  • Për një përdorim të sigurtë të kartës tuaj, konsideroni këshillat e mëposhtme:
    ⦁    Trajtojeni kartën tuaj ashtu sic do të vepronit me CASH-in –Mbajeni nën vëmendje
    ⦁    Mos ja trego askujt kodin PIN, mos e shkruaj diku, memorizoje;
    ⦁    Mos ju përgjigj e-maileve që kërkojnë të vendosni numrin e llogarisë, numrin e kartës, datën e skadencës së kartës;
    ⦁    Mos lejoni që miqtë apo familja të përdorin kartën  tuaj;
    ⦁    Jini i vëmendeshem për të dalluar pajisjet kopjuese në ATM;
    ⦁    Kontrolloni veprimet ne llogarine tuaj (Statement): Kontrolloni rregullisht ekstraktin e llogarise tuaj bankare të lidhur me kartën , nëse mund të vini re ndonjë aktivitet mashtrues dhe njoftoni menjehere banken.


    Këshilla për blerje/tërheqje në POS/ATM
    ⦁    Gjithmonë mbuloni me një dorë tastierën kur vendosni PIN-in;
    ⦁    Sigurohuni që të merrni kartën dhe faturën pasi të perfundoni blerjen apo tërheqjen në ATM;
    ⦁    Mbajeni kartën gjithmonë nën veshgim. Kërkoni që POS – i të sillet në tavolinen tuaj. Sigurohuni që karta te kalohet vetem një here;
    ⦁    Mos u shpërqendroni apo të nxitoni kur jeni duke kryer një transaksion.


    Si të veprojmë për blerjet në internet.
    ⦁    Përdorni Website të njohur;
    ⦁    Shikoni për certifikaten digitale.Sigurohuni që të përdorni faqe që kanë SSL(secure sockets layer).Ju do ta dini nese faqja ka SSL pasi URL për faqen do të fillojë me HTTPS:// (në vend te HTTP://) Një ikonë me një dry të mbyllur do të shfaqet në krah të adreses që keni hapur;
    ⦁    Mbroni kompjuterin tuaj duke përdorur gjithmonë antiviruset e fundit;
    ⦁    Përdorni Pasworde(fjelekalime) të forta, të gjatë dhe të vështirë;
    ⦁    Shmangni përdorimet e kompjuterave publik. Aty të dhënat tuaja të kartës mund të vidhen shumë lehtë nga mashtruesit;
    ⦁    Gjatë blerjeve online nga telefoni juaj, perpiquni që gjithmonë të përdorni aplikacionet që ofrohen direkt nga tregtarët.

    Nëse dyshoni që karta juaj është kopjuar apo humbur ose vjedhur, ju lutem telefononi menjëherë numrin pas karte,  Tel: +355 34224742 në mënyre që karta të bllokohet menjëherë.
    Paraqituni sa me parë në një nga degët e bankës per të raportuar ngjarjen.

  • Untitled Document

    Te gjithe klientet e Bankes se Bashkuar te Shqiperise do te kene mundesi te kryejne veprime prane rrjetit te ATM-ve te Union Bank Sh.a, FALAS.
    Vendodhjet e ATM jane si me poshte:

    Vendodhja e ATM-ve ne Tiranë

    Emri ATM

    Adresa

    ATM Holl Dega Qendrore-St.Trenit

    Bul. Zogu I, Pallati 13 katesh, perballe stacionit te trenit

    ATM Dega Qendrore-St.Trenit

    Bul. Zogu I, Pallati 13 katesh, perballe stacionit te trenit

    ATM ne EUR Dega Qendrore-St.Trenit

    Bul. Zogu I, Pallati 13 katesh, perballe stacionit te trenit

    ATM QTU

    Qendra Tregtare Univers ( QTU), Km 5 Autorstada Tr-Dr

    ATM City Park

    Qendra Tregtare "City Park", Km 7 Autostrada Tr-Dr .

    ATM Shallvare

    Rr.Reshit Collaku,Pallatet Shallvare 2/18

    ATM RTSH

    Rruga Ismail Qemali (RTSH)

    ATM Lana

    Rr.Irfan Tomini,P8/1( ish-stacioni i fundit i Tiranes se re)

    ATM Kinostudio

    Rr"Aleksander Moisiu"( 100 m para stacionit te fundit te urbanit ),Kinostudio

    ATM Kryqezimi Rruga e Durresit

    Kryqezimi I Rruges se Durresit, P. Nr 7, Njesia Nr.1

    ATM Ansa - perballe Gjimnazit.Q.Stafa

    Rr.e Durresit, P.81 ( perballe Gj.Qemal Stafa)

    ATM Garda

    Rruga “Deshmoret e 4 Shkurtit " ( Garda)

    ATM Blloku

    Bllok, Rr.Ismail Qemali,TIRANE,AL

    ATM Kamez Qender

    Kamez-Qender ( tek pika WU,Rruga nacionale )

    ATM Lapraka

    Rruga "Dritan Hoxha", Pallatet Hawai, Laprake

    ATM Lapraka- Digitalb

    Godina DigitAlb,Autostr. Tr- Dr (km 3)Tirane

    ATM Medrese

    Rruga e Dibres, Medrese ( godina ngjitur me Kliniken Ortodokse )

    ATM Ali Demi

    Rruga Ali Demi( ngjitur me agjensine WU,perballe fushes  Ali Demi)

    ATM Kristal

    Komuna e Parisit, Qendra Kristal

    Vendodhja e ATM-ve në Qytete të tjera

    Emri ATM

    Adresa

    ATM Berat

    Lagjja 22 Tetori ( perballe shetitores )

    ATM Durres 1- Rr. Tregtare

    Rr.Tregtare

    ATM Durres - Muzeumi

    Lagjja 9, Rruga Aleksander Goga (Muzeumi)

    ATM Durres 2- Agjenti AGI 2

    Rruga 9 Maji, Nr.14

    ATM Durres -Plazh ( Hekurudha)

    Rr. Pavaresia, L.13, Plazh, (Hekurudha) ,

    ATM Elbasan

    Bulevardi Qemal Stafa ( ish-farmacia )

    ATM Fushe Kruje

    Lagjja Adem Gjeli ( sheshi i furgonave )

    ATM Korce

    Sheshi i demostratave

    ATM Kukes 1

    Lagjja 5 ( perballe hotel Amerika )

    ATM Kukes 2

    Lagjja 5 ( perballe hotel Amerika )

    ATM Kavaje

    Lagja 2, Sallbeg, Blv.Kryesor

    ATM Lac

    Lagjja nr.1( 20 m nga pika WU )

    ATM Rrogozhine

    Lagjja Nr.2, Pall.82/3, Shk.1, Ap.2 (ngjitur me agjensine WU )

    ATM Fier

    Sheshi Nene Tereza, Ish-turizmi Apollonia ( godina e Universitetit Kristal )

    ATM Lushnje

    Lagjja Kongresi ( godina ne krah te bashkise )

    ATM Divjake

    Qender Divjake,

    ATM Lezhe

    Rr.Beselidhja,

    ATM Polican

    Qender, Polican,

    ATM Vlore

    Lagjja Lef Sallata ( rruga Qender -Skele,tek Conad )

    ATM Pogradec

    Lagjja Nr.1,Blv.Reshit Collaku( Kapri Center )

    ATM Shkoder

    Lagjja Qemal Stafa,Rr.13 Dhjetori( prane dyqanit Vodafon )

  • Untitled Document

    Kushtet e punes per MasterCard DEBIT

      Kartat e debitit

    UBA

     Kushtet e pergjithshme

     

        Komisioni i Mirembajtjes

    Falas

        Ndryshimi i limitit ditor te perdorimit

    350 LEK

        Transaksionet kreditore(Refund)

    0.5% e shumes se transaksionit

        Reklamim Transaksioni

    2.000 Lek

        Zhbllokim karte

    300 Lek

     Leshimi i kartes

        Leshimi i kartes

    Falas

        Riprintim i kartës në rast humbje / vjedhje / dëmtimi

    500 LEK

        Riprintim i PIN

    400 LEK

        Ndryshim PIN ne Atm

    50 LEK

     Transaksione ne ATM

       Terheqje

       Terheqje cash ne ATM e bankes

    Falas

       Terheqje cash ne ATM e bankave te tjera ne Shqiperi

    200 Lek

       Terheqje cash ne ATM e bankave te tjera jashte vendit

    2 % min 350 Lek

       Kontroll balance ne  ATM Union Bank

    Falas

       Kontroll balance ne ATM e bankave te tjera

    50 Lek

     Transaksionet ne POS

       Blerjet ne POS

    Falas

       Blerjet ne POS jashte vendit

    Falas

      Terheqjet ne POS

        Nga POS brenda vendit

    2 % min 350 Lek

        Nga POS jashte vendit

    2 % min 350 Lek

     Limitet

        Limitet ditore per terheqjet ne ATM

    50,000 Lek/dite

        Limitet ditore per blerjet ne Pos

    250,000 Lek/dite

        Limitet ditore per pagesat ne internet

    5,000 Lek/Dite

  • Cfarë është kopjimi i kartës (mashtrimi)?


    Kopjimi i një karte është marrja e informacionit të koduar të shiritit magnetik në një kartë legjitime dhe hedhja e këtyre të dhënave (nëpërmjet një lexuesi kartash) për të krijuar një kartë të klonuar me qëllim vjedhjen e parave.
    Mashtrimet që mund të ndodhin me kartë janë:
    ⦁    Kartë e Humbur/Vjedhur: Përdorim i paautorizuar i kartës , si rezultat i humbjes apo vjedhjes;
    ⦁    Kartë e klonuar: Duplikimi i kartës legjitime, që më pas përdoret për aktivitet mashtrimi.Këtu perfshihet edhe “Skimming”, i cili përben duplikim të shiritit magnetic;
    ⦁    Kartë jo Prezente, Internet: Përdorim i paautorizuar  i informacionit/ të dhënave të kartës nëpermjet internetit , telefonit ose e-mailit.


    Si kryhet kopjimi i kartave nga mashtruesit?

    Mashtruesit përdorin paisje të sofistikuara për të vjedhur PIN-in dhe informacionin e kartave në shiritin magnetik.  Këto pajisje janë teper të vogla dhe të fshehura në ATM, të cilat klientet edhe mund të mos i venë re. Teknika e një mashtruesi është të arrijë të manipulojë klientin gjatë kryerjes së transaksionit. Një paisje kopjuese pozicionohet në vendin ku hyn karta për të marrë informacionin e saj menjëherë sapo karta hyn në ATM. Një kamera e vogel është fshehur në drejtim të tastieres për të rregjistruar PIN-in.
    Me të kopjuar informacionin në kartë, mashtruesit ndërtojnë një kartë të re duplikate dhe fillojnë të kryejnë transaksione duke tërhequr sa më shpejt të gjitha fondet që kanë mundësi të marrin nga llogaria.


    Këshilla për të parandaluar kopjimin e kartës


    ⦁    Mbulimi i PIN-it: Gjithmonë mbuloje tastieren me një dore, ndërkohe që vendosni PIN-in! Duke mbrojtur kodin PIN, mashtruesit nuk do të mund të kenë akses në llogarine tuaj edhe sikur te dhenat e kartes tuaj të jenë kompromentuar (kjo metodë është e vlefshme në rast se kryeni transaksione në ATM ose POS- Pika Shitjeje)
    ⦁    Mos pranoni ndihmë, udhezime, apo të lejoni ndokënd të nderhyje në transaksionin tuaj – mashtruesit ndonjëhere shfaqen si punonjës të bankes duke ofruar ndihmë, për t’ju ndërhyre më pas në transaksionin tuaj.
    ⦁    Kontrolloni limitin ditor në ATM/ POS & Internet – uleni limitin ditor të tërheqjeve në ATM, apo blerjeve në POS & Internet nëqoftese shpenzoni më pak se sa limiti ditor i vendosur nga banka.
    ⦁    Jini te vëmendshëm kur kryeni veprime në ATM – Mos lejoni që të ketë persona rreth jush në momentin e kryerjes së veprimit në ATM

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA