kantrium.com | E-Norway.ru | HELFI.ru | MySuomi.com

Pyetje te shpeshta

Per t’ju mundesuar njohjen me nga afer me “Bankingun Islamik”, si ndryshon ai nga “Bankingu Konvencional”, si edhe pse perben nje zgjedhje “etike”, me kenaqesi ju ftojme te lexoni listen si me poshte me pyetjet me te shpeshta te hasura.

Çfare eshte Bankingu Islamik?

Bankingu Islamik, perben perputhjen me parimet e ligjit te “Sherihatit”. Nje faktor kyç eshte se ai operon duke mos aplikuar interes, i cili nuk eshte i lejuar ne fene islamike, meqenese paraja ne vetvete nuk konsiderohet te jete nje mall nga i cili mund te fitosh.

Sa te ndryshme jane Bankat Islamike?

Bankat Islamike bazohen ne nje sistem finance te mbeshtetur ne asete  dhe zhvillojne mardhenie partneritetit me klientet e tyre, ku ndahet fitimi dhe humbja. Ne te kundert nga shume banka konvencionale, bankat islamike  investojne depozitat e klienteve vetem ne aktivitete te cilat jane ne perputhje me parimet e ligjit te Sherihatit.

Cilat jane parimet themeltare te funskionimit te Bankingut Islamik?

Bankat Islamike jane themeluar duke u bazuar ne besim, nga parimet etike te cilat kane rrejdhur si pasoje tregtise, sipermarrjes dhe ndarja e riskut. Dukeqense paraja ne vetvete nuk konsiderohet si mall nga i cili mund te arrish fitim, bankat islamike nuk paguajne apo marrin interes. Parimet etike dhe vlerat tek te cilat mbeshtetet bankingu islamik jane, perfshirja, transparenca, integriteti, respekti dhe drejtesia.

Ne ç’menyre Bankat Islamike qasen ndryshe nga bankat e tjera, me klientet e tyre?

Ne te kundert nga mardhenia me klientin e bankave konvencionale, bankat islamike punojne/ndertojne nje mardhenie me klientet e tyre, ne partneritet, duke ndare riskun dhe fitimin.

Ne ç’menyre Bankat Islamike jane etike?

Bankat Islamike, perdorin depozitat e klienteve te tyre vetem per investime te cilat lejohen nga parimet e ligjit te “Sherihatit”. Keshtu qe parate e klienteve nuk do te invetohen asnjehere ne aktivitete te lidhura me lojrat e fatit, me alkolin, aremet, cigarja, pornografia ose aktivitete te cilat kane lidhje me intersin. Per kete, aktivitetet e UBA Bank, monitorohen ne menyre konstante nga keshilltari i saj ne menyre qe transkasionet e saj te jene gjithnje ne perputhje me parimet e parashikuara ne ligjin e “Sherihatit”.

Si investojne Bankat Islamike?

Burimi i fondeve, fitimit dhe ivestimeve ne biznes i bankes islamike, nuk mund te jene per ose nga biznese te cilat konsiderohen te jashteligjshme nga Sherihati, te tilla si lojrat e fatit, tregtia e alkoolit, e armeve, e cigareve, pornografise ose aktivitete te lidhura me interesin.

Ç’fare nuk shkon ne nje sistem te bazuar ne interes?

Sipas parimeve te Sherihatit, prezenca e interesit krijon nje mardhenie te padrejte midis dy paleve duke favorizuar me shume njeren pale mbi tjetren; ky mos-balancim ne fund te fundit mund te çoje ne implikacione te gjera negative sociale dhe ekonomike; ashtu sikurse eshte pare keto vitet e fundit, rasti I bankave me te medha te globit te falimentonin. Kjo eshte arsyeja pse eshte ndaluar nga Kurani, dukeqenese gjenerimi i parase nga paraja perben nje qasje te pamundimshme dhe te padobishme te berjes se parase, ne vend qe te inkurajoje tregtine dhe investimin.


Përse shërben karta e debitit MasterCard?

Karta e debitit shërben për të aksesuar dhe përdorur llogarinë tuaj bankare, pa qenë e nevojshme që të shkoni në degë. Ju mund të tërhiqni para nga ATM dhe të paguani nëpërmjet POS-eve që mbajnë logot MastesCard/ Maestro.

Cfarë duhet të bëj kur më vjedhin kartën ose portofolin në të cilën ndodhej karta?

Menjëherë duhet të telefononi në një nga numrat e mëposhtëm:
⦁    +355 34224742
⦁    +355 44548888
Karta juaj do të bllokohet për të parandaluar çdo abuzim të mundshëm. Ju duhet të paraqiteni në Bankë dhe të plotësoni një aplikim për riprintim të kartës. Karta e riprintuar do të ketë numra të rinj dhe afat skadence të re, në mënyrë që të minimizohet risku i cdo abuzimi të mundshem.

Cfare duhet të bëj nëse ndonjë ATM mban kartën time?

Pasi të kontrolloni se cilës bankë i përket ATM-ja ku ka mbetur karta, duhet të njoftoni menjëherë bankën tuaj BBSH në numrat e mësipërm dhe do të ndiqni udhëzimet e personelit të bankës.

Deri në cfarë date karta ime e debitit është e vlefshme për tu përdorur?

Karta juaj e debitit është e vlefshme deri në ditën e fundit të muajit të printuar në kartë.

Adresa Jone

Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”,
Nd. 11, H. 3, Njesia Bashkiake Nr.7,
Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128,
Tirane,
E-mail: info@uba.com.al

Kontaktoni me ne

Rrjeti i Degeve te UBA