United Bank Of Albania

Top spotlight
Produktet

  • Llogari :

    Rrjedhese

     

     

    Investuese
    Depozituese

    ASD

    Të gjitha depozitat e qytetarëve në Bankën tonë janë të siguruara sipas Ligjit Nr. 8873 date 29.03.2002 “Për Sigurimin e Depozitave” I ndryshuar dhe banka jonë është anëtare e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD).



     

Financime per Bisnese

FINANCIME PER BISNESE

Banka e Bashkuar e Shqiperise, UBA Bank ofron nje game te gjere financimesh, te cilat mund te kombinohen per t’ju pershtatur nevojave tuaja komerciale dhe per biznes. Banka kryesisht perqendrohet ne financimet e sipermarrjeve te vogla dhe te mesme (SME).

Banka ofron nje sere tipe financimi me qellimin plotesimin  nevojave te subjekteve te ndryshme. Persa i perket kohezgjatjes se kredive Banka ofron keto tipe: afat-shkurter (deri ne 1 vit), afat-mesme (deri ne 5 vjet) dhe afat-gjate (deri ne 7 vite).

FINANCIMI PER NDERMARRJET E VOGLA DHE TE MESME (SME)

Financimi per SME, u ofrohen ndermarrjeve te vogla dhe mund te perdoren per te financuar nevojat per kapital qarkullues dhe investime. Keto financime ofrohen ne monedhat Lek, USD, dhe Euro.
UBA Bank, aprovon financim per SME deri per shumen maksimale e cila llogaritet te jete rreth 20% e shitjeve. 

Per te financuar veprimtarine tuaj, ju mund te zgjidhni nje nga format e meposhtme te financimit: 

FINANCIMI ME AFAT

Ky produkt ju lejon ta terhiqni shumen gradualisht ose nepermjet nje terheqje te vetme. Ne rastin kur ky financim terhiqet gradualisht, ju percaktoni nje plan terheqje per nje shume per te cilen caktohet nje plan per rikthimin e ketij financimi. Me ane te ketij produkti ju mund te planifikoni me lehtesi qarkullimin e parave per kompanine tuaj. Shuma minimale  dhe maksimale e financimit me Afat varion sipas rastit, si edhe periudha maksimale e maturimit eshte 7 vjet per blerje makinerie dhe per investime. 

Termat dhe Kushtet:

Huamarresi mund te jete person ligjor ose individ i cili zhvillon aktivitet biznesi prej me shume se 3 vjet dhe ka xhiro vjetore qe varion nga 500,000 Euro deri ne 2,000,000 Euro. 
Huamarresi duhet te plotesoje kriteret e bankes ne lidhje me vleren e financimit.
Huamarresi duhet te kete burime te verifikueshme per kthimin e financimit – evidence te kapacitetit per te plotesuar detyrimet qe rrjedhin nga financimi, kthimi i financimit bashke me normat e fitimit dhe komisionet brenda afatit te maturimit dhe sipas kushteve per te cilat eshte rene dakord me pare. 

Garancia (Kolaterali):

Kolaterali duhet te jete cash (me vlere te barabarte me 120 % te shumes se financimit), pasuri te luajtshme (makineri dhe/ose pajisje me vlere te barabarte me 300% te shumes se financimit) dhe prone e paluajtshme (me vlere te barabarte me 130% te shumes se financimit).

LINJE FINANCIMI ME SHLYERJE TE NJEHERSHME

Financimi me ripagim te njehershem eshte nje forme linje financimi qe UBA Bank ua ofron huamarresve per te rritur kapitalin qarkullues mbi baze kontrate.

FINANCIM QARKULLUES PER MJETE XHIROJE

Perdorim i perkohshem i financimit nga klienti per te rritur kapitalin qarkullues dhe mbulimin e financimit per importet ose eksportet

Afati i Maturimit: i ndryshueshem, maksimumi 12 muaj, e rinovueshme. 

LINJA E LETER KREDISE OSE LINJA E KREDISE SE GARANCISE BANKARE

Leter Kredia ose Garancia Bankare jane linja financimi qe mbulojne sherbime afat-shkurtra financimi (deri ne nje vit) te cilat perdoren nga huamarresit per te rritur kapitalin qarkullues dhe/ose garantuar palen tjeter me ane te hapjes se Garancive Bankare ose Letrave te Kredise per te siguruar financimin e importeve, eksporteve, dhe te tjera. 

Linja e Leter Kredise

Banka, nepermjet korrespondenteve te vet jashte, merr persiper te paguaje ne emer te klientit ne baze te dokumentave dokumentare te dorezuar ne banke; Leter kredia ndihmon marredheniet tregtare me furnitoret/klientet e cila mund te transformohet ne linje Overdraft-i ose kredi me afat me date maturimi. 

Linja e Garancise Bankare

Banka i garanton palet e treta, ne emer te klientit (debitorit), per pagesen e detyrimit.  

FINANCIM AFAT-MESEM DHE AFAT GJATE

Financimet afatmesme konsiderohen ato te cilat janederi ne 5-vjet, ndersa financimet afatgjate jane ato te cilat zgjasin mbi 5-vjet. Qellimi I tyre eshte financimi i blerjes se pajisjeve, makinerive te reja, ndertimin e magazinave dhe financimin per projektet e zhvillimit.

FINANCIMI PER BIZNESIN PER KAPITAL QARKULLUES

Ky produkt financimi, eshte krijuar per te financuar sa me poshte vijon:


- Blerje sipas inventarit, furnizime, lende te pare, mallra te gatshme ose gjysem te gatshme;
- Te arketueshme me maturim per bleresin; 
- TVSH, taksa doganore, paradhenie; 
- Luhatje sezonale te nevojave te biznesit. 

Afati i Maturimit: 12 muaj. 

Kushtet:

Huamarresi duhet te jete subjekt juridik i cili zhvillon aktivitetin e tij ne Republiken e Shqiperise me nje minimum tre vjet aktivitet tregtar.


Si me poshte jane listuar llojet e meposhtme te biznesit te cilat nuk e perfitojne kete finanncim:


- klubet/ kazinote, 
- lojra fati / automate me monedhe, 
- agjencite/sherbimet e sigurimit, 
- tregti duhani dhe pije alkoolike,
- bare, restorante, hotele, motele,
- partite politike, 
- aktivitete pornografike, ose te ngjashme, 
- tregtia dhe prodhimi i armeve.

Huamarresi duhet te plotesoje kriteret e paracaktuara nga UBA Bank, lidhur me qellimin e perdorimit te financimit. Huamarresi duhet te paraqese sigurimin e burimit te kthimit te financimit–prova te kapaciteteve per plotesimin e detyrimeve qe rrjedhin nga financimi, kthimi i financimit bashke me normen e fitimit dhe komisionet brenda afatit te maturimit dhe sipas kushteve te rena dakort. 

Garancia:

Te gjitha format e pranueshme te garancise per te cilat banka dhe klienti kane rene dakort perfshire instrumentet per zbatimin e te drejtave te huadhenesit. 

FINANCIMI PER ZHVILLIM

Ju mund te aplikoni per financim afat-mesme per zhvillim, kthimi i te cilit behet pas perfundimit te punimeve te zhvillimit. 
Financimi ju lejon te prokuroni aktive fikse te trupezuara ose patrupezuara (prona ta patundshme, makineri, grup makinerish – linje teknologjie) sigurimin e modernizimit, rikonstruktimit, mirembajtjes se tyre, blerje te njohurive teknike, financime kerkimore dhe investime financiare. 
Banka levron fondet ne baze te dokumentave te zhdoganimit dhe faturave te furnitorit ne baze te kontratave te nenshkruara per sigurimin e planit te investimit per shumen e financimit te miratuar dhe me afat financimi te specifikuar ne kontrate. 
Kthimi i financimeve behet nga fondet e disponueshme zakonisht ne formen e kesteve mujore, ndersa ne lidhje me planin e investimit, ju mund te aplikoni per afat maturimi preferencial mbi bazen e principalit, i cili duhet te likuidohet pas perfundimit te punimeve. 

Kushtet per dhenien e financimit:

Vertetimi i aftesise paguese - kuptohet si prove e kapacitetit per te permbushur detyrimet qe rrjedhin nga financimi, kthimi i financimit bashke me normen e fitimit dhe komisionet brenda afatit te maturimit dhe kushteve per te cilat eshte rene dakort me pare.

Qellimi i financimit:

Banka akordon financimin per nje qellim te caktuar qe lidhet me investimet, prokurimin e ndonje aktivi thelbesor nga ana e sipermarresit per zhvillimin e aktivitetit te biznesit te tij. 
Banka nuk akordon financime per biznese te cilat vene ne rrezik rendin publik, parimet morale dhe mjedisin.
Financimi, perfshire normen e fitimit dhe komisionet duhet te mbulohen mjaftueshmerisht nga kolaterali.


Garancia e zakonshme qe kerkon Banka:

- Prona te patundshme;

- Peng mbi aktive te patrupezuara;

- Letra me vlere dhe te arketueshmet;

- Siguri ne formen e detyrimit te arketueshem;

- Depozite te bllokuar ne banke;

- Garanci bankare.


Shenim: Banka ka te drejte te kerkoje kushte shtese ne varesi te natyres se financimit, garancise qe jepet, llojit te biznesit, besueshmerise dhe pervojes se huamarresit.


Komisionet per financimin:


Norma e fitimit: bazohet ne shpenzimet per fondet e bankes, plus marzhin. Gjithashtu varet nga shuma e kredise, klasifikimi i riskut per klientin dhe vlera totale e kredise; 
Shpenzimet Administrative : 1% e shumes se kredise per afatin deri ne 1 vit; 1.5% e shumes se kredise per afatin nga 13 muaj deri ne 36 muaj dhe 2% e shumes se kredise per afatin nga 37 muaj deri ne 5 vjet. 
Periudha e normes se fitimit: Mujor 
Norma e fitimit baze: vjetor/ipandryshueshem 

Shpenzime te tjera administrative/ligjore/dokumentacioni/vleresimi te garancise. 


DOKUMENTAT QE KERKOHEN PER PERSONAT JURIDIKE:

· Formulari i aplikimit te financimit i plotesuar ne hollesi;

· Pershkrim i aktivitetit te shoqerise, struktures organizative, statusi ligjor dhe pronesia e saj;

· Bilancet Financiare per tre vitet e fundit (perfshire auditimet) dhe te dhena financiare per periudhen ne vazhdim;

· Plan Biznesi per projektin qe kerkon financim;

· Posta bankare e llogarive bankare per vitin e fundit (statement of accounts) dhe Vertetimet e leshuara nga Bankat e tjera ne lidhje me detyrimet ndaj tyre;

· Vendimin e Asamblese se Ortakeve per te marre kredine me kushte te caktuara dhe autorizimi I nje apo disa personave per te nenshkruar kontratat e kredise dhe marre persiper shlyerjen e detyrimeve te saj;

· Dokumenti i regjistrimit si person fizik apo juridik, Akti i themelimit dhe Statuti i shoqerise;

· Ndryshimet e kryera ne shoqeri n.q.s. ka dhe regjistrimi i tyre ne regjistrin tregtar;

· Ekstrakti i fresket i leshuar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit dhe historiku i ndryshimeve te kryera ne shoqeri;

· Vertetim nese shoqeria eshte apo jo ne proces falimentimi ose likujdimi;

· Licenca nga organet tatimore dhe licenca te tjera sipas rastit;

· Certifikaten e numrit te identifikimit per personin e tatueshem – NIPT;

· Dokumenta identiteti dhe certifikata familjare te pronareve dhe drejtuesve te shoqerise;

· Vertetimet e pronesise se pasurive qe do te hipotekohen apo barresohen dhe dokumenta qe vertetojne origjinen e tyre;

· Vertetim nga Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme nese personi ka barre apo hipoteke mbi pronat e tij;

· Lista e klienteve kryesore;

· Lista e furnizuesve kryesore;

· Kontrata me furnizuesit dhe bleresit;

· Vertetime nga Gjykata dhe prokuroria mbi proceset gjyqesore dhe penale te shoqerise dhe drejtuesve te saj;

· Vertetim nga Zyra e Permbarimit mbi detyrimet ndaj te treteve;

· Deshmi Penaliteti nga Ministria e Drejtesise per ortaket dhe administratoret e shoqerise;

· Vertetim nga zyra e tatimeve mbi detyrimet perkatese dhe pagesat e fundit te tyre;

· Lista e pasurive te tundshme dhe te patundshme te kompanise/individit;

· Formulari i Bankes i plotesuar si duhet me te dhenat e garantuesit, n.q.s. eshte rasti;

· Policen e Sigurimit te objektit apo pasurive qe do te lihen ne hipoteke si garanci;

· Policen e Sigurimit te Jetes se ortakut/ortakeve;

· Klauzola e Pelqimit Paraprak per Regjistrin e Kredive te Bankes se Shqiperise.

Formular-Financim per Bisnese

 

Njoftimet

 

UBA Meetings

Agenda BOD Meeting
Agenda GA Meeting

 

Exchange

26/05/2015


Blihet/Buy Shitet/Sell
USD 127.07 131.27
EUR 138.50 143.10
GBP 197.12 201.12
You are here: Home Financime Financime per Bisnese